Dashi – E gjithë dita do të jetë me luhatje të humorit dhe do të keni tendencën për t’ia treguar atyre që ju rrethojnë, madje duke u sjellë edhe në mënyrë disi të pa matur, vetëm që të bini në sy. Bëni mirë që nëse keni rezerva për dikë të tregoheni të drejtpërdrejtë.

Demi – Prej disa ditësh ju ka pushtuar një gjendje ankthi dhe nuk po gjeni momentin e duhur për të folur për atë që ju shqetëson. Ndërkohë e gjithë kjo gjendje po ju bën të paduruar, duke krijuar edhe situata të tensionuara. Përpiquni të kuptoni cili është vërtetë problemi.

Binjakët – Ndonëse mund të ndiheni krenarë për durimin që ju karakterizon, sot nuk do ta keni të lehtë për të qenë të duruar. Disa situata kërkojnë që të shpërtheni, e ndoshta ky moment ka ardhur. Megjithatë bëni kujdes, mos iu vërsulni njeriut të gabuar.

Gaforrja – Ata që ju rrethojnë, sot do të kenë tendencën për të shpërthyer kudo dhe do ta gjeni veten duke pyetur se çfarë ka që nuk shkon. Megjithatë ka një anë të mirë, pasi këtë situatë mund ta shfrytëzoni në favorin tuaj. I njihni mirë ata që ju rrethojnë e kjo do të bëjë që t’i ktheni situatat në favorin tuaj.

Luani – Sa më shumë përpiqeni të kontrolloni të tjerët aq më të vështirë do ta keni për të arritur atë që dëshironi. Njerëzit me dëshira të ngjashme të forta po ju tregojnë se nuk mund t’i shfrytëzoni. Ndaj nëse taktika që keni zgjedhur nuk po fuksionon ndoshta është ide e mirë të hiqni dorë.

Virgjëresha – Do të bashkoni forcat me një person që e vlerëson dhe mirëkupton natyrën tuaj të sinqertë e të mirë. Ky person është i lumtur që t’ju ndihmojë për çfarë keni nevojë. Keni fituar një vend të rëndësishëm në zemrën e këtij njeriu dhe marrëdhënia është reciproke, ndaj nuk ka nevojë të tregoheni të rezervuar.

Peshorja – Nuk mund ta duroni dot faktin që njerëz të cilët kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër fitojnë të njëjtin pozicion me ju. Besoni se për të qenë aty ku jeni duhet shumë punë. Nuk keni frikë të punoni me shpirt për të qenë të suksesshëm. Ia keni dalë deri më tani dhe jeni në rrugën e duhur. Përpiquni të mos u mërzisni nga ata që zgjedhin rrugën e shkurtër. Mund të duket sikur po jua kalojnë, por në të vërtetë ju jeni vite dritë larg.

Akrepi – Mund të mos e kuptoni sa shumë influenconi në humorin e të tjerëve, sidomos kur jeni të tensionuar. Ata përpiqen t’ju kuptojnë, por shpesh ia bëni punën e vështirë. Qetësohuni dhe kthjelloni mendimet përpara se të shfryni tek të tjerët. Mësoni si t’i kontrolloni emocionet dhe të bëheni një lider i mirë.

Shigjetari – Mos u përzini në betejat e të tjerëve dhe mbani vendin tuaj. Duke zgjedhur anë krijoni armiq. Përdoreni natyrën tuaj të butë për të qetësuar gjakrat. Mos u hidhni në mes të zjarrit pasi mund ta përkeqësoni situatën. Detyra juaj është që të qëndroni mënjanë.

Bricjapi – Ndonëse përgjithësisht humorin e keni të mirë, kjo nuk do të thotë se dita do të kalojë pa probleme, duke krijuar luhatje të tij. Kur bëhet fjalë për të drejtuar punën, jeni njeriu i duhur. Dini si ta motivoni grupin dhe arrini gjithnjë të gjeni zgjidhje, për gjithçka.

Ujori – Mund të përballeni me situata të vështira që do t’ju venë në mëdyshje për mënyrën sesi duhet të silleni. Gjetja e një zgjidhjeje në punë do të jetë e vështirë për shkak të egos së personave të përfshirë. Edhe nëse këshilloheni me dikë, nuk është e thënë që të funksionojë në praktikë. Nëse ndodh kështu tërhiquni në cepin tuaj dhe mos u merrni.

Peshqit – Tregohuni të drejtpërdrejtë dhe flisni hapur kur shihni një padrejtësi. Nëse dikush thotë diçka fyese apo të pavërtetë mos e lini të kalojë pa u vënë re. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë do të jeni bashkëfajtorë. Kur jeni të bindur se diçka është e drejtë, thuajeni me zë të lartë. Është e rëndësishme që të tjerët t’ju respektojnë. /tvklan.al