Dashi – Të qenit të përkushtuar në gjërat që bëni është vlerë, megjithatë çdo gjë me karar. Kushtojini më shumë vëmendje familjes dhe shëndetit. Mos lejoni që gjendja financiare të bëhet shkak për të lënë pasdore gjëra të tjera të rëndësishme.

Demi – Nëse duhet të gjykoni një situatë të vështirë mes dy njerëzve, më e mira që mund të bëni është të dëgjoni të dyja palët. Gjykoni ftohtë, duke përdorur logjikën e drejtë dhe eksperiencën. Mos mbani anë nëse tjetri është në gabim.

Binjakët – Komunikimi me partnerin, kohët e fundit është bërë disi i vështirë dhe arsyeja nuk është shumë e qartë. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, sa kohë përballeni me situatën dhe gjeni një zgjidhje.

Gaforrja – Mos u ndjeni keq nëse nuk keni dëshirë të dilni e t’i kushtoni kohë të tjerëve. Shplodhuni e shpenzoni kohë me familjen, kjo është mënyra më e mirë për të larguar stresin e mbledhur.

Luani – Entuziasmi për shkak të disa ngjarjeve të fundit rrezikon që t’ju bëjë që të lini pasdore gjëra të tjera të rëndësishme që keni në jetë. Mos lejoni që momenti t’ju verbojë dhe të harroni ata që vërtetë kanë rëndësi.

Virgjëresha – Një person që kishit kohë pa e takuar sot do t’ju suprizojë. Pavarësisht kohës që ka kaluar, gjithçka do të duket njësoj dhe biseda me të do të jetë mjaft interesante. Dikur ka qenë dikush shumë i rëndësishëm dhe mund të jetë sërish i tillë.

Peshorja – Një person negativ mund të dëmtojë gjithçka që keni punuar fort për të arritur, ndaj bëni kujdes dhe tregohuni të vëmendshëm. Situata është në favorin tuaj, mjafton të mos e lëshoni dhe të vijoni të mbani kontrollin.

Akrepi – Do të jeni të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht, ndaj mos u shqetësoni për tundimet e mundshme që do të dalin para. Tregoni vetëbesim dhe vazhdoni rrugën që keni nisur. Pengesat nuk do të mungojnë, por do të jenë shtysë për të tejkaluar çdo vështirësi

Shigjetari – Shfrytëzojeni ditën për të takuar miq e për t’u argëtuar. Edhe mbrëmja shfaqet tepër interesante dhe nuk do të mungojnë njohjet e reja e bisedat frytdhënëse. Fati po ju buzëqesh.

Bricjapi – Dita e sotme do të jetë mjaft produktive dhe ky është momenti për t’i kushtuar rëndësi projekteve të reja, pasi suksesi është i garantuar. Në shtëpi disa çështje kanë nevojë për vëmendjen tuaj, ndaj mos i neglizhoni dhe përpiquni t’i zgjidhni sa më parë.

Ujori – Nëse nuk jeni të suksesshëm, përpjekja është provë se nuk ndaleni para sfidave. Jeni të aftë për të përballuar gjithçka dhe kjo është diçka që e harroni shpesh. Miqtë e mirë janë gjithnjë aty për t’ju mbështetur, mos nguroni të kërkoni ndihëm e tyre.

Peshqit – Dita e sotme do të kërkojë shumë energji, kryesisht pasi do të jeni të rrethuar nga njerëz të rinj që do të kenë nevojë për udhëzime. Mos humbisni kohë me ata që mendoni se nuk kanë atë që duhet për të qenë të suksesshëm. Koha është e çmuar dhe shumë çështje kanë nevojë për zgjidhje, ndaj trajnoni ekipin e duhur./tvklan.al