Dashi

Do të jetë një e diel e qetë. Përpiquni të fitoni besimin e miqve dhe të jeni tolerantë. Mos kritikoni këdo. Edhe në dashuri, tregoni kujdes.

Demi

Do të bëni takime interesante dhe do jeni gjithmonë në vëmendjen e atyre që ju rrethojnë.Është mirë të mbani nën kontroll emocionet. Në familje duhet të përpqieni më shumë për të realizuar kërkesat.

Binjakët

Sot në adresën tuaj do mbërrijë një letër me lajme të mira. Në ambientin e punës lërini mënjanë mëritë me kolegët. Në aspektin afektiv sot do të keni gjithë vëmendjen e partnerit tuaj.

Gaforrja

Zgjidheni gjithçka me një dozë të mirë durimi dhe tolerance. Në dashuri këshillohet të mos merrni vendime. Në ambientin e punës besojini vetëm intuitës tuaj.

Luani

Është një ditë e mirë për të rikuperuar raportin me një njohje të vjetër që e keni shumë për zemër. Mundësi sqarimi. Në planin afektiv do të bëni të lumtur njeriun e zemrës falë një zgjedhjeje personale që do të bëni sot.

Virgjëresha

Do të jeni aktiv dhe ironik. Kontaktoni me persona që merren me artin. Mërzitje në shtëpi. Duhet të punoni shumë për të realizuar objektivat tuaja.

Peshorja

Dita e sotme për disa mund të jetë veçanërisht tërheqëse nga pikëpamja e dashurisë dhe e miqësisë. Ndërsa disa të tjerë do të lajkatohen nga dikush. Në ambientin e punës serioziteti dhe saktësia juaj do të vlerësohen.

Akrepi

Qëndroni të ndershëm me veten dhe përpiquni të rikuperoni atë marrëdhënie që e konsideroni më të rëndësishme për veten. Bëni kujdes me shpenzimet, e sidomos me shëndetin. Një vizitë tek mjeku do ishte e këshillueshme.

Shigjetari

Përqendrohuni në jetën private. Jini të kujdesshëm dhe mos dëgjoni shumë thashetheme. Do të keni një nevojë mjaft të madhe për të shprehur ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Nëse gjërat që do të bëni sot do t’ju duken të shumta, atëherë përpiquni që të seleksiononi ato që për ju janë më të rëndësishmet. Në planin afektiv do ju duhet të merrni iniciativa për të ecur përpara.

Ujori

Grindje në familje dhe mes të afërmve për çështje parash. E gjithë dita do të shkojë ters, megjithatë mos u dorëzoni. Më pak punë e durim, gjithçka arrihet. Ndaj buzëqeshni.

Peshqit

Kurseni kur të mundni dhe mos i jepni rëndësi dikujt që do t’ju thotë se jeni kurnac. Në fund të fundit, gjithsecili i zgjidh problemet e tij sipas mënyrës së tij. Yjet do të jenë në favorin tuaj duke e bërë ketë periudhë mjaft me fat për ju./ tvklan.al