Dashi – Një komunikim më i mirë do t’i hapte rrugë përparimit si në çështje personale, ashtu edhe në ato profesionale. Në punë do t’ju ndihmojë të bashkëveproni në mënyrë frytdhënëse me kolegët. Ndërsa në lidhjen romantike do t’ju afrojë më shumë me partnerin.

Demi – Do të ndiheni të trishtuar e të mërzitur për shkak të një ndarjeje të përkohshme me një njeri që keni përzemër. Bëni mirë që ta fokusoni energjinë në projekte që ju bëjnë të largoni mendjen. Mos harroni të dilni dhe me miqtë, pasi do të mund t’ju ofrojnë mbështetje e këshilla të vlefshme.

Binjakët – Një vizitë e papritur nga një mik që po kalon një periudhë jo fort të mirë do t’ju shqetësojë. Mos bëni asgjë, thjesht dëgjoni. Sot do të bezdiseni nga zhurmat më të vogla, ruani qetësinë pasi është diçka kalimtare.

Gaforrja – Ritakimi me miq apo familjarë që kishit koha pa i parë do t’ju ndryshojë ditën. Dita e sotme do të jetë një mënyrë e mirë për t’u shplodhur nga stresi i këtyre ditëve të fundit në punë.

Luani – Mos i neglizhoni punët në shtëpi, pasi e vetmja gjë që do të përfitoni është grumbullimi i tyre. Sa më parë të nisni nga puna aq më e lehtë do të jetë. Nëse jetoni me partnerin është mirë që t’i tregoni që mund të mbështetet tek ju edhe në gjërat më të vogla.

Virgjëresha – Një komunikim i keq mund të bëjë që t’i shihni gjërat në mënyrë negative, edhe kur duhet të bëni të kundërtën. Mos bini pre e këtij kurthi. Bëni kujdes me paratë, sepse do t’ju duhen edhe të nesërmen.

Peshorja – Çështje të mbetura pezull që lidhen me paratë do të shkaktojnë jo pak merak e mërzi, megjithatë do të marrin zgjidhje në fund të ditës. Dikush që mendonit se e njihnit do të shfaqë anën e errët dhe kjo do të bëjë që të rivlerësoni marrëdhënien me këtë njeri.

Akrepi – Një ndryshim me fat në jetën e një njeriu të afërt do të rezultojë mjaft pozitiv edhe për ju. Është koha që të punoni fort dhe do të shihni se do të merrni shpërblimin e merituar. Në aspektin sentimental do të bënit mirë që të flisni hapur me partnerin, mjaft akumuluat.

Shigjetari – Do të keni ndryshime të rëndësishme në punë që do të ndikojnë në karrierën tuaj. Ndoshta do të largoheni nga puna e vjetër për një pozicion më të mirë. Megjithatë ndryshimet nuk do të shkaktojnë pak stres.

Bricjapi – I doni gjërat e reja dhe kur ju vijnë në derë nuk i thoni jo. Sot do të keni mundësinë të bëni diçka ndryshe që padyshim do t’’ju ndihmojë të largoni stresin e lodhjen.

Ujori – Njohje të reja apo oferta pune do të bëjnë që ta shihni të ardhmen me sy tjetër. Ndoshta do të takoni dikë që do t’ju ndryshojë jetën. Nuk ka nevojë të tregoheni dyshues. Merrini gjërat si të vijnë dhe jetoni momentin. 

Peshqit – Dëshironi të ndërroni shtëpi apo punë dhe kjo do të shkaktojë nervozizëm pasi jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas planit. Mos u shqetësoni dhe besojini intuitës se po bëni zgjedhjen e duhur./tvklan.al