Dashi – Sot është dita e madhe për të bërë lëvizjen tuaj vendimtare. Nëse ka diçka sa i përket dashurisë apo romancës që kërkon lëvizjen tuaj, kjo është dita për ta bërë. Qasjuni çdo situate në mënyrë praktike dhe të kujdesshme.

 Demi – Hiqeni fokusin nga vetja dhe përqendrohuni tek dikush tjetër për një ditë. Kjo nuk do të thotë se ai person do të reshtë së treguari kujdes ndaj jush. Mos e bëni këtë që të keni dikë me të cilin mund të flisni, por tregoni kujdes ndaj dikujt ngase ju vërtet dëshironi të dëgjoni çfare ai apo ajo kanë për të thënë.

Binjakët – Mund t’ju duhen disa minuta për t’u ngritur nga krevati sot, por do t’ia vlejë kur ta bëni. Do të zbuloni se sa më i sinqertë të jeni me njerëzit, aq më shumë do të shpaguheni. Të qenit i varur dhe i besueshëm janë çështjet kryesore të cilat kërkojnë fokusim.

Gaforrja – Mund të keni kaluar nëpërmjet një transformimi tërësor së fundmi. Njerëzit e tjerë ende mund t’ju shikojnë siç keni qenë. Mos i lejoni! Bëjuani të ditur atyre se mërziteni nëse nuk trajtoheni siç e meritoni.

Luani  – Tregoni kujdes! Mund të ketë mesazhe të holla në fjalët e njerëzve sot. Shumë mund të përpiqen t’ju ngrijnë kurthe. Mos i lejoni! Mos injoroni nëntekstet në fjalët e njerëzve dhe mos lejoni asgjë të kalojë pa u vënë re.

Virgjëresha  – Mos luani me zjarr nëse nuk dëshironi të përsëritet e njëjta dramë. Ju po e ekspozoni veten ndaj manipulimit duke e vendosur veten në rolin e viktimës. Është tepër e rëndësishme të ngriheni dhe të kuptoni se keni një rol shumë të rëndësishëm në procesin rimëkëmbjes. Kuptojeni! Keni fuqinë dhe kurajën për të ndryshuar.

Peshorja – Sot është një ditë e mrekullueshme për ju. Duhet të jeni e inkurajuar për të ndërmarrë veprim në çdo fushë artistike. Gatuani një darkë të mrekullueshme dhe ndajeni me miqtë. Jepini zemrës një shans për të folur dhe bëni ç’ju thotë ajo. Jini magnet për dashurinë dhe romancën.

Akrepi – Shkoni pastroni kopshtin! Nëse nuk keni, krijojeni. Është shumë e rëndësishme të jeni në kontakt me tokën sot dhe t’i bëni duart pis. Ndjesia e prekjes së tokës është e rëndësishme në shpalosjen e ëndrrave tuaja sot. Sot është ditë e mirë për të krijuar një ambient në të cilin bërthama mund të zhvillohet.

Shigjetari – Ka shanse shumë të mira për romancë sot. Dashuroni njerëzit me të cilët jeni por mos i “mbytni” ata. Këputja  e zinxhirëve që ju mbajnë lidhur me të shkuarën është hapi i parë drejt arritjes së qëllimit tuaj. Mund të mos e kuptoni sa pas ju lë e kaluara derisa të çliroheni nga ajo.  

Bricjapi – Natyra aktive dhe pasive e qenies tuaj vjen e ndërthurur sot. Ka një baraspeshë mes këtyre dy aspekteve. Sot ka edhe një ekuilibër mes marrjes dhe dhënies. Sigurohuni që ka një balancë të shëndetshme mes jush dhe njerëzve tuaj të dashur.

Ujori – Sot është një ditë fantastike për ju. Natyra juaj sensuale dhe e kujdesshme do të vlerësohet. Pavarësisht nëse e kërkoni apo uleni dhe prisni, ju do të merrni dashuri dhe gjithçka dëshironi. Kreativiteti juaj është po ashtu në kulm këto kohë.

Peshqit – Të qenit i martuar me dikë për shumë vite kërkon shumë punë. Askush nuk ju ka thënë se do të ishte e lehtë. Duhet të kuptoni se jeta juaj mund të jetë po ashtu e mirë dhe interesante – realiteti është edhe më i mirë se versioni i tij në filma. Sot është një ditë e mirë për t’u përgatitur për rritjen e ardhshme. /tvklan.al