Dashi – Dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj për të zgjidhur një problem me rëndësi. Mos nguroni t’i gjendeni pranë dhe ofrojini mbështetjen maksimale.

Demi – Mos lejoni askënd të ndikojnë në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes pasi situata do të ketë tendencën për të dalë nga kontrolli dhe të dominojë partneri. Kërkoni dhe pretendoni që gjërat të jenë në ekuilibër.

Binjakët – Është bukur të mësosh gjëra të reja, sidomos nëse janë në të mirën tuaj. Megjithatë bëni kujdes që të mos fokusoheni vetëm tek to, pasi edhe ato që dini kanë nevojë për t’u ushqyer dhe rritur. Vlerësoni atë që keni dhe përpiquni gjithnjë për t’i kushtuar vëmendjen e merituar.

Gaforrja – Ka ardhur koha për të ndryshuar shumë gjëra, duke nisur që tek njerëzit që shoqëroheni. Duhet të mendoni më shumë për veten dhe të bëni zgjedhjet më të mira për ju. Nuk ka nevojë të bëni kompromise kur vjen puna tek shëndeti mendor dhe psikologjik. Nëse dikush po ju shqetëson, largohuni prej tyre.

Luani – Përpara se të merrni vendime të rëndësishme, pyesni veten se çfarë dëshironi në të vërtetë? Mos u frikësoni nga e panjohura dhe tregohuni mendjehapur ndaj ndryshimeve.

Virgjëresha – Të tjerët mund të mësojnë nga eksperiencat tuaja, ndaj mos ua kurseni këshillat. Çdo problem e ka një zgjidhje, ndaj nëse aktualisht ndjeni se asgjë nuk shkon mirë, bëni durim dhe shihni se çfarë mund të rregulloni.

Peshorja – Jeni gjithnjë në kërkim për të ruajtur ekuilibrin, kryesisht për të mos mërzitur të tjerët. Kjo mund të jetë duke shkaktuar të kundërtën brenda jush, ndaj ndoshta ka ardhur koha të mbani anë dhe të mendoni më parë për veten.

Akrepi – Bëni durim, fluksi i madh në punë do të mbarojë shumë shpejt, e më në fund do të mund të shijoni kohë me familjen e miqtë. Por deri atëherë, është e nevojshme të përmbyllni çdo detyrim profesional që keni.

Shigjetari – Mendojini mirë gjërat përpara se të veproni dhe mbani përgjegjësi. Nuk do të keni gjithnjë dikë që ju mbështet dhe ju nxjerr nga situatat. Sot, dikush do të ketë nevojë për ndihmë dhe do të kërkojë që të jepni mendime që mund të ndryshojnë shumë gjëra të rëndësishme.

Bricjapi – Me punë e përkushtim mund të shkoni larg dhe për këtë nuk do t’ju mungojë asnjëherë vlerësimi. Ka ardhur momenti i duhur për të marrë vendime dhe për të nisur diçka të re.

Ujori – Duhet të mendoni për mënyrën sesi veprimet tuaja ndikojnë tek ata që keni përzemër. Analizoni mënyrën e sjelljes që keni me ta, në këtë mënyrë do të mund të zgjidhni edhe probleme që nuk ia dini origjinën.

Peshqit – Mos u nxitoni dhe përpara së të dilni në konkluzione apo të merrni vendime, degjoni të tjerët se çfarë kanë për t’ju thënë. Ndoshta këtë herë jeni ju në gabim dhe duhet të bëni diçka për të përmirësuar situatën. /tvklan.al