Dashi

Shëndeti nuk do të shkëlqejë sot, por gjithsesi mos e ndaloni veten që të llogarisni kohë për t’u argëtuar në mbrëmje. Në dashuri do të shfrytëzoni momentet e pakta. Në punë do të keni debate me kolegët.

Demi

Gjeni kohë për miqtë tuaj të vjetër, sepse kohët e fundit i keni harruar. Në përgjithësi sot pritet një ditë e mirë, por kujdes, sepse nëse nuk merrni masa të zgjidhni problemet e vogla.

Binjakët

Merrni nga dikush këshilla të çmuara për t’ju mbajtur larg zjarrit. Hëna favorizon raportet ndër personale dhe erosin. Është mirë të mos debatoni në familje.

Gaforrja

Mos merrni asnjë impenjim dhe ndiqni inspirimin e momentit, pa planifikuar asgjë më parë. Por një personi që e keni lënduar përkushtojuni. Është mirë të qëndroni me këmbë në tokë.

Luani

Ka shumë gjëra që duhet të bëni të cilat nuk duhet t’i shtyni për nesër. Gjendja juaj shpirtërore nuk është ende ajo e duhura. Bëni gabime të shpeshta.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të shkojë mirë për ju për shkak të disa keqkuptimeve që nuk i prisnit. Gjithsesi, mos e lini veten të bëhet pre e humorit të keq. Mundohuni të largoni shoqërinë e keqe, më mire për ju.

Peshorja

Sot mos e humbni rastin që të bëni të lumtur një person të cilin e doni shumë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë të matur dhe të prirur për t’u mirëkuptuar. Bëni kujdes në punë.

Akrepi

Mos e mbani më veten me dyshime. Gjithçka që do t’ju vijë automatikisht do të jetë gjëja e duhur. Keni kohë që doni të bëni diçka dhe duket se po e humbni durimin, por këshilla më e mirë për ju është të prisni .

Shigjetari

Gjëja e rëndësishme për ju sot është që të mbani mendjen e ftohtë për gjithçka që do t’ju ndodhë. Në disa raste asgjë nuk është në dorën tuaj. Situatat do rrjedhin si duan…

Bricjapi

Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet. Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë, por… Kujdes mos iu shfryni dikujt

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse një punë e papritur mund të bëjë që të ndryshoni krejtësisht programin tuaj të ditës. Sigurohuni përpara se të flisni, në mënyrë që ajo që do të flisni të mos lëndojë dikë shumë pranë jush.

Peshqit

Kjo e hënë për ju do të jetë shumë e veçantë dhe me plot humor. Shijojeni këtë ditë dhe mus u tërhqini pas. Është dita juaj!/ tvklan.al