Dashi– Nuk do të ndiheni në formë sot, por gjithsesi mos e ndaloni veten. Dita sot ju gjen nën dominimin e nervozizmit, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, që nga jeta profesionale edhe tek ajo familjare e sentimentale. Do ta gjeni veten të kritikuar, ku shumë gjëra do t’ju kthehen kundër.

Demi- Sot duhet të guxoni dhe kërkoni, pasi ka persona që duhet t’ju jepni përgjigje. Jeni në një pozicion avantazhues, ku do të merrni informacione të rëndësishme lidhur me dashurinë, si dhe do të arrini të konsolidoni një raport sentimental.

Binjakët– Mund t’ia hapni zemrën një miku për një problem që ju shqetëson. Ju duhet zgjidhje për situatat delikate që kanë të bëjnë me jetën profesionale, sentimentale dhe familjare. Duhet të lini mënjanë polemikat e së kaluarës dhe të mendoni vetëm pozitivisht.

Gaforrja– Nuk është dita për të marrë impenjime apo bërë plane. Një sërë sfidash dalin përpara, kryesisht në jetën sentimentale. Do të arrini të çoni deri në fund disa nga më të rëndësishmet, por për t’ia dalë mbanë, duhet të largoni ngarkesat e tepërta.

Luani– Gjendja juaj shpirtërore nuk është ende e duhura dhe as kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive. Pakënaqësi e përgjithshme sot si në sferën profesionale edhe në atë personale. Do të lindë nevoja për të përveshur mëngët, në mënyrë që të dilni nga kjo situatë e vështirë.

Virgjëresha– Mos e lini veten të bjerë pre e humorit të keq. Duhet të bëni kujdes dhe të qartësoni mirë angazhimet tuaja profesionale, pasi mund të shfaqen mundësi të shumta për sukses. Po ashtu parashikohen probleme shëndetësore, të cilat nuk duhet t’i neglizhoni.

Peshorja– Sot do të jeni nën ndikimin negativ të yjeve sidomos në sferën profesionale dhe në planet për të ardhmen. Një gjë e tillë është e kuptueshme tani që Mërkuri ndodhet në orbitë të kundërt. Mundohuni që të mos i komplikoni raportet ndërpersonale.

Akrepi– Gjithçka që do t’ju vijë natyrshëm do të jetë gjëja e duhur. Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të disa planetëve. Do të arrini që të përqendroheni më shumë në reflektimet e brendshme, duke bërë të mundur një shtysë drejt së ardhmes.

Shigjetari– Silluni me maturi për çdo gjë që do t’ju ndodhë në marrëdhënien tuaj në çift. Duhet të bëni kujdes ndaj ndjenjave, pasi mund të tërhiqeni nga disa persona dhe kjo periudhë parashikohet kritike, sa i takon sferës sentimentale. Mundohuni që të qartësoheni me veten, para se të merrni vendime të nxituara.

Bricjapi– Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë stresit sot. Por në përgjithësi dita do të jetë mjaft pozitive. Do mund të korrni një sërë suksesesh, sidomos në sektorin profesional. Nuk përjashtohen mundësitë për takime në sferën sentimentale, për gjithë ata që janë vetëm.

Ujori– Mendohuni dy herë përpara se të flisni, në mënyrë që ajo që do të thoni të mos lëndojë njeri. Të lindurit e kësaj shenje mund të gjejnë krejt papritur një zgjidhje për problemet e tyre. Në dallim nga situata kritike e javëve të fundit në disa sektorë të jetës, dita parashikohet mjaft pozitive.

Peshqit– Mos e lini veten të stresohet, pavarësisht akumulimit të disa problemeve. Duhet të tregoheni më shumë të gatshëm për të mirëkuptuar të tjerët. Mundohuni që të zgjidhni situatat konfliktuale në disa sektorë, në mënyrë që të gjeni qetësinë./tvklan.al