Dashi

Jeni lodhur duke u përballur me një situatë të padrejtë. Bëni një padi ose një protestë. Kur çështja të zbardhet do të keni shumë mbështetës. Këta njerëz kanë pasur frikë për padrejtësinë që po ju bëhej ju, por kanë pasur frikë të flasin.

Demi

Kini kujdes me një projekt. Nëse ju ofrojnë burime shtesë, pranojini. Në kundërshtim me atë që mendoni, ky test nuk provon durimin. Kur mendoni se energjitë tuaja po shterojnë, shfrytëzoni rezervat.

Binjakët

Kushtojini vëmendje historisë dhe filozofisë sepse do të jetë shumë argëtuese për ju. Do të merrni informacione të vlefshme. Kur nuk jeni të përfshirë në mendime intelektuale, ndiheni të lodhur dhe të dekurajuar. Rutina e përditshme lodh shpirtin tuaj.

Gaforrja

Vëzhgoni një kundërshtar për të mësuar sekretet dhe pikat e dobëta të tij. Duke ditur si të përballeni me ta, do t’ju japë përparësi në një kompeticion. Edhe pse keni aftësi superiore, ju nuk keni aftësi të mblidhni rreth vetes mbështetësit potencialë. Largoni të gjitha pengesat.

Luani

Nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, përfshihuni në një grup studimor. Kujdes me anëtarët e grupit. Merrini gjërat me sportivitet dhe shaka. Të tjerët do t’ju vlerësojnë më shumë dhe do të kaloni një test të suksesshëm.

Virgjëresha

Përfshirja në një çështje mjedisore mund të rezultojë e dobishme. Ju gjithmonë jeni ndier të lidhur me natyrën. Jo vetëm se do të ndjeni se po jepni një kontribut të mirë, por do të bëni miq të mrekullueshëm.

Peshorja

Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, është kur dikush kënaqet duke vënë në pozitë të vështirë të tjerët. Kur përballeni me ta, ju lënë të mendojnë se kanë autoritet moral në gjithçka. Problemi është kur qëndrimet e tyre shtypin të tjerët.

Akrepi

Është kohë e mirë për t’u marrë me çështje pronësie. Gjetja e një shtëpie të re apo shitja e një toke janë mundësi të mira. Bëni më të mirën për të arritur një marrëveshje pozitive. Sa më shpejt të firmosni një marrëveshje, aq më të lumtur do të jeni.

Shigjetari

Gjeni një mënyrë për të shprehur ndjenjat tuaja. Gjithmonë keni pasur një këndvështrim arrogant për jetën. Kur vjen puna për të diskutuar çështje të rëndësishme, ju tërhiqeni. Shtyjeni veten të jeni autentik edhe nëse kjo do të thotë të jeni vulnerabël ndaj kritikëve dhe cinikëve.

Bricjapi

Jeni përballë një vendimi të rëndësishëm. Mos bëni zgjedhjen e gabuar, sigurohuni të jeni gati. Merrni kohën e duhur dhe shfrytëzoni burimet e besueshme. Studimet shkencore gjithmonë janë superiore ndaj opinioneve. Shumë njerëz mund të kritikojnë vendimin tuaj, por kjo mund t’ju ndihmojë. Duhet t’i besoni gjykimit tuaj.

Ujori

Jeni gati të përballeni me dikë që ka kundërshtuar mendimet tuaja. Por kësaj here pajtohet dhe kjo është koha kur duhet të merrni një qëndrim. Herën tjetër që do të sfidoheni, bëjuni të qartë që nuk do të merreni më me idetë e pakuptimta të tyre.

Peshqit

Gjithmonë keni pasur aftësinë t’i thithni gjërat si një sfungjer. Të shpenzoni kohë me njerëz të realizuar, do të jetë e dobishme për ju. Perspektiva e të marrit shumë përgjegjësi ishte e sikletshme për ju, por duke hapur bërrylat, do të ndiheni më të vlerësuar.