Dashi – Edhe pse keni kaluar një natë të vështirë, sot do të ndiheni më të kthjellët. Mos e lëshoni veten. Merrini gjërat me qetësi dhe më pas merrni vendimet e duhura. Nëse nxitoheni çdo gjë do të përkeqësohet.

Demi – Kjo nuk është një ditë e mirë përsa i përket marrëdhënies në çifti. Bisedoni me të për t’i sheshuar gjërat, përndryshe marrëdhënia juaj mund të përfundojë shumë shpjet. Kujdes me shëndetin.

Binjakët – Duroni çdo debat dhe mos jepni përgjigje të pamenduara, pasi do të bëheni pishman. Qëndroni të qetë dhe kërkoni ndihmë nga miqtë. Edhe pse nuk është koha e duhur për të bërë shpenzime do ju detyrojnë rrethanat të shpenzoni.

Gaforrja – Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person të ri. Ju mund të ndjeni se ky është partneri i përsosur për ju. Jini të kujdesshëm! Ky person i mrekullueshëm i ri mund të ketë probleme me paratë ose të jetë xheloz.

Luani – Sot do keni vizita në shtëpinë tuaj që do ju prishin planet tuaja, pasi ju kishit menduar të largoheshit për një udhëtim. Mos u zemëroni. Shpjegoni atyre për planet tuaja dhe ata do ju mirëkuptojnë.

Virgjëresha – Komunikimi elektronik sot mund të jetë i vështirë. Çdo gjë që mund të shkojë keq e më keq me telefonat, emailet, fotokopjet. Nëse keni nevojë merrni një teknik për të parë situatën ndryshe e gjitha dita në punë do të jetë një tmerr i vërtetë.

Peshorja – Problemet me paratë do ju bëjnë që të jeni nervoz dhe të debatoni me të gjithë.  Situata është e përkohshme, prandaj mos e teproni me sjelljen tuaj. 

Akrepi – Jeni duke pritur një përgjigje dhe po qëndoni brenda katër mureve. Është e rëndësishme të dilni jashtë Bëni një shëtitje të shpejtë nëpër lagje, bëni një punë që e keni lënë pezull. Nuk mund ta përshpejtoni përgjigjen nëse qëndroni mbyllur në shtëpi.

Shigjetari – Do jeni shumë konfuz sot dhe do i bëni të gjitha gjërat lëmsh. Një telefonatë e marrë ka prishur të gjithë qetësinë tuaj. Sqarojini gjërat nga afër dhe mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj.

Bricjapi – Ju dhe disa miq mund të vendosni në mënyrë spontane të bëni një udhëtim që do jetë mbresëlënës.  Sigurohuni që të shkoni diku që njëri nga ju e di dhe ka qenë më parë, ose në një vend që nuk është i “rrezikshëm”

Ujori – Lajme për një ndryshim të papritur mund të vijnë në rrugën tuaj. Kjo mund të jetë emocionuese dhe ky është momenti për të bërë një ndryshim të madh në jetën tuaj. Nëse veproni shumë krenarë ose të ngazëllyer, mund të nxisni zili në mesin e kolegëve tuaj dhe kjo mund t;ju sjellë probleme. Ruaj lumturinë për familjen tuaj.

 Peshqit – Nëse kishit planifikuar për të bërë një udhëtim, bëni mirë ta shtyni.   Mund të përfundojë keq nëse nuk e ndryshoni datën. Prisni dhe disa ditë dhe më pas mund ta bëni udhëtimin tuja./tvklan.al