Dashi

Keni mundur që të gjeni një hapësirë për të përfunduar atë që keni nisur, por kini kujdes ditën e sotme, sepse ky shteg mund të shndërrohet në një rrugë të minuar. Kjo është arsye përse keni dhe frikë të vijoni me strategjinë tuaj. Bëni sa të keni mundësi, kujtoni që në lojë është diçka që e keni dashur gjithmonë.

Demi

Keni disa çështje për të zgjidhur që ndoshta nuk ju lejojnë që të jeni të qetë, ditën e sotme. Kujtoni se mund të mbështeteni tek personat që keni për zemër dhe ju duan. Janë ata që sot do të largojnë tensionin dhe do të përmirësojnë humorin tuaj.

Binjakët

Ndoshta këto ditë keni qenë shumë të impenjuar me çështjet  profesionale dhe keni lënë paksa pas dore, një person në jetën sentimentale. Nuk është kjo mënyra për t’i treguar tjetrit ndjenjat që keni, bëni kujdes sepse gjithçka ka një kufi.

Gaforrja

Keni disa prioritete ditën e sotme dhe për këtë arsye vijoni të ecni përpara me to, pa u shpërndarë në drejtime të tjera. Në këto ditë është me rëndësi që të vijoni me projektet e tua dhe të mos i jepni shumë kohë problemeve të të tjerëve.

Luani

Do të merrni kënaqësi të mëdha sot, nëse vijoni të bëni atë që kishit parashikuar, apo atë që personat presin që ju të bëni. Mos humbisni kohë! Gjithçka që ju shqetëson liheni pas krahëve dhe përballuni me të kur të jeni më të karikuar.

Virgjëresha

Pavarësisht angazhimit tuaj, duke se personat rreth jush nuk e kanë venë rë se sa shumë po mundoheni për ta. Është një periudhë e vështirë dhe ndoshta nuk duan që t’ju lavdërojnë shumë dhe t’ju japin kënaqësi. Ju nuk jeni si ata, lini mënjanë krenarinë dhe bëni gjithmonë më të mirën, edhe për të tjerët.

Peshorja

Nëse keni disa vërejtje për të bërë për sjellien e disa personave, bëheni në mënyrën e duhur, duke u siguruar që këta të fundit të ndërgjegjësohen për çfarë ka ndodhur. Askush si ju nuk ka aftësinë për të arritur në zemrat e njerëzve, kështu që vijonin me rrugën që keni zgjedhur.

Akrepi

Keni marrë goditje të forta në të kaluarën, po kjo nuk do të thotë që do të ndodh sërish, për më tepër tani që personat që ju keni pranë ju kanë njohur se çfarë personi jeni. Kujtoni që çdokush prej nesh ka jetuar të paktën një herë në jetë një situatë të tillë. Sot duhet të kuptoni që ai që bie, mëson dhe të ringrihet.

Shigjetari

Shpesh e keni pyetur veten se cili është roli juaj në familje, shoqëri, apo në punë. Duhet të kuptoni që nuk ka shumë rëndësi roli, por ajo që jeni të aftë që të bëni. Dita e sotme do t’ju ndihmojë që të kuptoni se sa shumë të tjerët ju vlerësojnë për atë që bëni për ta.

 Bricjapi

Çështje personale nuk duhet të ngatërrohen me ato profesionale, por ndonjëherë mund të ndodhë. E rëndësishme është që të mos shndërrohet në një tragjedi. Sot, për shembull mund të jetë e tepruar që të reagosh në mënyrë negative ndaj një telefonate private.

Ujori

Dita e sotme duhet të shërbejë vetëm për një gjë, për t’u qetësuar. Bëjeni pa u menduar shumë, e meritoni dhe keni mëse nevojë për diçka të tillë. Keni filluar që të lëshoni pe për disa çështje më rëndësi dhe kjo nuk është diçka që e keni për zakon. Shfrytëzoni qetësinë për të menduar me kujdes.

Peshqit

Keni një vizion shumë optimist rreth gjithçka që ndodh ndaj jush dhe kjo është diçka fantastike. Ajo që ju mungon është dhe këndvështrimi realist, për të bërë krahasimet e gjërave që nuk keni mundur të realizoni. Sot kini kujdes me premtimet që bëni, mund të mos arrini t’i përfundoni./tvklan.al