Dashi – Një pjesë e mirë e gjërave sot do të jenë vazhdimi i një dite me parë, me ndryshimin e vetëm që do të jeni më të ngarkuar. Megjithatë dita nuk do të kalojë pa fjalë e stres. Përpiquni t’i mënjanoni dhe fokusohuni në punë.

Demi – Sot do të jetë një nga ato ditët që njerëzit të cilët ju rrethojnë duket sikur po ju zenë frymën. Dikush do që të shkoni atje e një tjetër që të vini këtej. Merrni pak kohë për veten dhe tregojuni të tjerëve nevojat tuaja.

Binjakët – Ndoshta akumulimi i tepërt do të bëjë që sot të keni tendencën për të shpërthyer herë pas here. Bëni kujdes dhe përpiquni të kontrolloni temperamentin. Jo të gjithë e durojnë dhe jo të gjithë e meritojnë.

Gaforrja – Luhatjet e humorit do të jenë shkak për debate në punë. Një pjesë e mirë e ditës do të jetë e mbuluar nga një re e zezë. Mos u demoralizoni dhe mos lejoni që ambienti që ju rrethon t’ju prishë humorin.

Luani – Dita do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme që do t’ju bëjnë të ndiheni mirënjohës kundrejt atyre që ju rrethojnë. Zemërgjërsia juaj do të shpërblehet në mënyra të papritura. Pasdite mos i thoni jo një gote me miqtë.

Virgjëresha – Zhvillime të reja në jetën tuaj kërkojnë që të thyeni rregullat. Nuk do të jetë e lehtë t’i rezistoni pavarësisht logjikës. Zemra do të dojë një gjë e mendja një tjetër. Merrni frymë thellë dhe merrini gjërat me qetësi.

Peshorja – Izolojeni veten nga problemet e të tjerëve. Jeni njeri i ndjeshëm dhe çdo gjë që ndodh ju prek. Nuk ka nevojë të përjetoni çdo gjë që ju vjen nga të tjerët. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe fokusohuni tek objektivat që i keni vënë vetes.

Akrepi – Disa nga veprimet e fundit që keni bërë mund të kenë mërzitur ata që ju rrethojnë. Edhe ata që konsideroni miq mund të kenë hatërmbetje. Më e mira që mund të bëni është t’i dëgjoni dhe të pranoni gabimet e mundshme. Dhe kujtoni gjithnjë që në të ardhmen të mendoni përpara se të flisni.

Shigjetari – Sot do të jetë një ditë tepër e gëzuar. Çdo arritje që keni bërë do të vlerësohet dhe kjo do t’ju mbushë plot energji pozitive. Nuk do të keni dëshirë për të punuar, ndaj bëni mirë që ta shfrytëzoni kohën për t’u argëtuar.

Bricjapi – Ata që ju rrethojnë do të përçojnë një ndjenjë tensioni që do t’ju shoqërojë pjesën më të madhe të ditës. Zgjidhja më e mirë është të mbaroni punën që keni dhe të largoheni nga ky ambient.

Ujori – Do t’ju duhet që shumë shpejt të merrni një vendin tepër të rëndësishëm. Keni kohë që e mendoni dhe e shtyni këtë moment. Nuk do të jetë e lehtë, por do të duhet të vendosni, më shpejt nga sa kishit parashikuar.

Peshqit – Të frymëzuar e të mbushur me ide të reja, ky do të jeni ju sot. Për fatin tuaj të keq, jo të gjithë do të ndajnë të njëjtin entuziasëm, ndaj ndoshta është mirë që t’i ruani idetë që keni dhe t’i thoni me zë të lartë një ditë tjetër./tvklan.al