Dashi – Përdorni intuitën për çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Sigurohuni që të veproni me kujdes dhe gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve.  

Demi – Respektoni drejtuesit, në të kundërt mund të gjendeni në telashe. Veprimet e nxituara mund të krijojnë situata të vështira, ndaj sigurohuni që keni të gjitha faktet para se të flisni. 

Binjakët – Dita e sotme do jetë e mbushur me emocione dhe surprizat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes me paratë dhe mos harxhoni shuma të mëdha, pa u siguruar se keni burime të reja.

Gaforrja – Mos u dekurajoni nga pengesat sot, por merreni ditën me pozitivitet. Tregoni durim dhe vendosmëri për planet tuaja në punë. I vetmi që vepron në interesin tuaj më të mirë jeni ju. 

Luani –  Merrni nën kontroll situatën. Është momenti të vendosni rregull në jetën tuaj, sidomos në punë. Shikoni të ardhmen me të njëjtën perspektivë që keni pasur si më parë. 

Virgjëresha – Ky është momenti për të gjetur ekuilibrin mes dëshirave dhe mendimeve. Mos e privoni veten nga gjëra që ndodhin rrallë, vetëm sepse keni frikë.

Peshorja – Keni fuqinë për të ecur përpara dhe për t’ia dalë në çdo gjë që dëshironi në jetë. Është koha për të rrëmbyer mundësitë që keni përpara. 

Akrepi – Sot do përballeni me sfida të reja, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Largohuni nga e vjetra dhe kërkoni për gjëra të reja. Pas shumë kohësh situata financiare po përmirësohet.

Shigjetari – Që të realizoni ëndrrat duhet shumë punë dhe përkushtim. Sot është dita për të bërë një ëndërr realitet. Përdorni gjithë energjitë dhe do të jeni mjaft të suksesshëm.

Bricjapi –  Përqendrohuni në investimet tuaja dhe në shtëpi. Sot do të ndiheni plot energji prandaj merrni iniciativat që kishit shumë kohë që i mendonit. 

Ujori –  Kjo nuk është ditë e zakonshme dhe do të duhet të merrni vendime të rëndësishme. Në çdo moment sigurohuni se po veproni drejtë. Në punë do të duhet të zgjidhni një konflikt të krijuar për fajin tuaj.

Peshqit – Kërkoni më të mirën nga vetja dhe pretendojeni këtë edhe nga ata që ju rrethojnë. Mos prisni që kjo të ndodhë menjëherë, por sigurohuni që të marrë pak kohë. /tvklan.al