Dashi – Sot është një ditë pushimi, prandaj duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Ushqejuni shëndetshëm dhe kaloni kohë me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse jeni duke pritur për një përgjigje, mos u lodhni kot, sot nuk është dita e duhur.

Demi – Nxitin miqtë tuaj të vinë pas jush, pasi sot do të jeni plot energji dhe do të argëtoheni pa fund. Mos u mendoni shumë është koha që të shijonin momentin. Do të jetë një ditë me fat.

Binjakët – Mos u nxitoni për të marrë vendime të gabuara. Jepini kohë e duhur partnerit për tu qartësuar. Flisni me miqtë dhe dëgjoni këshillat e tyre.

Gaforrja – Sot është një ditë me fat për ju. Njerëzit që ju rrethojnë janë të ngarkuar emocionalisht, por ju mos lejoni t’ju prishen ekuilibrat.  Pasditja është surprizuese.

Luani –  Sot do të takoheni me dikë që do e mendoni gjatë, por bëni kujdes, mos i hapni “të gjitha kartat”  që ditën e parë. Është mirë të tregoheni pak të rezervuar .

Virgjëresha – Mos i kurseni shpenzimet sot. Ndjehuni të lirë dhe kënaquni me natyrën tuaj të këndshme. Bëni një udhëtim, pasi  do të mësoni gjëra të reja.

Peshorja – Hidheni pas të kaluarën dhe mendoni për të ardhmen. Ajo që ka ikur nuk kthehet pas. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të filluar aventurat.

Akrepi – Sot do të gjendeni në një party ku do argëtoheni pa masë. Kjo është një ditë e rëndësishmë për ju, prandaj jepni më të mirën tuaj. Nuk do mungojnë dhe njohjet e reja për beqarët. Mos u shqetësoni për detajet, shijoni momentin.

Shigjetari – Sot do e keni të vështirë të merrni vendim, prandaj shijoni fundjavën dhe lereni punë mënjanë.  Në mëngjes do të përjetoni emocione të bukura.

Bricjapi – Kjo është një ditë për të bërë gjëra me pasion. Nëse ka ndonjë lloj investigimi të vogël që duhet të bëni, tani është koha për ta bërë këtë. Jepuni më shumë kohë njerëzve që ju rrethojnë të reflektojnë, nuk janë të gjithë si ju.

Ujori – Bëni kujdes, pasi sot do ndikoheni nga nervozizmi. Mos mbani mëri gjatë, por shikoni dhe anën tjetër të medaljes. Ju mund të fitoni pikë nëse ruan ekuilibrat.

Peshqit – Dita e sotme do të jetë e vrullshme dhe plot gjëra të reja. Eksploroni vende të reja dhe pse ndoshta ju nuk do jeni dakord për t’i vizatuar. Tregojuni me tolerant me partneren./tvklan.al