Dashi

Lëreni imagjinatën tuaj të vrapojë. Nëse dikush ju quan dembel, thjesht buzëqeshini. Zakonisht ju lëvizni me shpejtësinë e dritës duke bërë punën e tre vetave njëherësh. Edhe ju keni të drejtë të ndaloni dhe t’u merrni erë luleve.

Demi

Të kaloni më shumë kohë me miqtë do t’ju çlirojë shpirtin. Kohët e fundit keni pasur një profil të lartë përsa i përket pozicionit të punës. Edhe pse ju ka dhënë kënaqësi, ka qenë shumë e lodhshme për ju.

Binjakët

Do t’ju kërkohet të menaxhoni një projekt të rëndësishëm. Bëjini sytë katër sepse mund t’ju shpëtojnë detaje të rëndësishme. Duke e kryer me sukses këtë sipërmarrje, do të keni mundësi të kapni punë më të mëdha e më të mira.

Gaforrja

Nëse doni të fitoni respektin e të tjerëve, thoni atë që mendoni dhe mendojeni atë që thoni. Me shumë mundësi dikush do t’ju akuzojë si hipokrit. Në vend që ta hidhni tej këtë akuzë, merreni më seriozisht. Mund të ketë diçka të vërtetë rreth saj.

Luani

Është koha të pranoni të vërtetën rreth një situate të sikletshme. Duke i pranuar gabimet, do të mund të rreguloni marrëdhëniet e prishura. Askush nuk është perfekt, kështu që më mirë t’i pranojmë gabimet.

Virgjëresha

Kushtojuni rëndësi atyre gjërave që ju pëlqejnë dhe s’ju pëlqejnë miqve tuaj. Shijet ndryshojnë me kalimin e kohës. Gjërat që dikur u pëlqenin të dashurve tuaj, tani mund t’i bëjnë ata indiferentë. Kjo nuk do të thotë që marrëdhënia juaj është e krisur.

Peshorja

Të fituarit e aftësive të specializuara do t’ju japë mundësinë për një punë më të mirë. Jeni bekuar me një intelekt të mprehtë. Duhet të bëni disa kërkime në disa industri që po zhvillohen me shpejtësi. Duke marrë trajnime shtesë.

Akrepi

Për shkak të autoritetit tuaj në një fushë të veçantë, shumë njerëz do të kërkojnë ndihmën tuaj. Edhe pse ju pëlqen të ndihmoni të tjerët, këto kërkesa po ju marrin shumë nga koha juaj. Në vend të konsultave falas, filloni të aplikoni pagesat. Kjo do të reduktojë numrin e kërkesave.

Shigjetari

Ju e harroni shpejt kur dikush debaton me ju, por nëse një rival përpiqet t’ju lëndojë, atëherë ju vishni dorezat. Të fitoni ndaj dikujt që karakterint tuaj prej optimisti e ngatërron me atë të një naivi, do t’ju japë shumë sadisfaksion. Sigurohuni që vendimi juaj për hakmarrje nuk do të dëmtojë personalitetin tuaj.

Bricjapi

Është kohë e mirë për të firmosur një kontratë, nënshkruar një pakt ose për të hyrë në një marrëveshje zyrtare. Nëse nuk ju pëlqejnë kushtet e ofruara në fillim, bëni një kërkesë kundër. Duke u qëndruar besnik armëve tuaja, do të arrini një marrëveshje që ju jep liri në një masë të madhe.

Ujori

Një ide e shkëlqyer për të bërë para është pranë jush. Ju do të mirërprisni shansin të ofroni mallra dhe shërbime në një treg të ri. Llojet konvencionale ju japin skepticizëm.

Peshqit

Jeni më decizivë dhe kompetitivë se zakonisht. Kjo për shkak se jeni lënë mënjanë nga konkurrentët agresivë të cilët janë më pak të talentuar se ju. Duke i goditur rivalët tuaj, do të fitoni vëmendjen e një rivali inteligjent. Duke bashkuar forcat, mund ta tregoni talentin në një audiencë të gjerë./tvklan.al