Dashi – Hapni kanalet e komunikimit. Sa më i sinqertë të jeni me njerëzit që ju kanë shkaktuar dhimbje, aq më shumë dashuri do të merrni në të ardhmen.

Demi – Jini të hapur dhe të sinqertë me shqetësimet që keni. Sa më shumë të vazhdoni të gënjeni, aq më shumë do të dëmtohen palët e përfshira në këtë histori.

Binjakët  – Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite, madje disa do marrin vendime te rëndësishme për të ardhmen e largët. Plani financiar do jetë përgjithësisht i stabilizuar. Ruajeni sa të mundni këtë situatë.

Gaforrja – Nëse ka një problem me partnerin tuaj dhe që duhet diskutuar, kjo është koha më e mirë për ta bërë këtë. Refuzimi për t’u përballur me realitetin nuk i bën mirë askujt. Jini të ndershëm me veten, ndenjat tuaja dhe njerëzit e tjerë.

Luani – Asnjë planet nuk do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift gjate kësaj dite, por ju e keni zakon të tregoheni paksa kokëfortë. Pranojini edhe mendimet e atij/asaj që keni në krah sepse jo gjithmonë jeni ju që keni të drejtë. Perspektivat në planin financiar do jenë të mira dhe më në fund do të shpenzoni pa frikë.

Virgjëresha – Mund të bini në dashuri kokë e këmbë. Do të jetë e vështirë t’i rezistoni sharmit të një personi me inteligjencë të mprehtë. Bisedat tuaja do të zgjasin deri në mbrëmje dhe do të keni gjëra shumë interesante për të mbajtur mend.

Peshorja – Komunikimi me publikun është një prej specialiteteve tuaja. Dini si të krijoni një atmosferë motivuese vetëm me disa fjalë inkurajuese. Kur ju duhet të jepni një lajm zhgënjyes, e bëni me minimumin e konfuzionit. Nuk ju jepni njerëzve premtime false, por afate se kur duhet të presin suksesin. Punëdhënësi juaj impresionohet nga fidbeku që merrni ju nga klientët. Nga kjo përshtypje do të fitoni shumë benefite.

Akrepi – Një admirues i juaji do t’ju rrisë shumë vetëbesimin. Përdoreni këtë vetëbesim për të nisur një projekt të guximshëm. Sapo të nisni janë vështirësitë, se pastaj puna do të jetë më e lehtë.

Shigjetari – Një ekspert me merita do t’ju tregojë se çfarë po bëni gabim. Jeni gati për ca kritika të ashpra? Fidbeku negativ që do të merrni nuk duhet të rrëzojë egon tuaj. Përkundrazi, kjo gjë do t’ju ndihmojë të rrisni nivelet e aftësive. Do të duhet të largoni ca zakone të këqija dhe të përmirësoni performancën tuaj. Nëse kjo do të thotë të bëni ca gjëra rutinë ditë pas dite derisa t’ia dilni mbanë, bëjeni. Lëreni egon mënjanë.

Bricjapi – Një mundësi interesante karriere është pranë jush. Konkurrenca është e ashpër, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Keni mjaftueshëm eksperiencë dhe talent për t’u diferencuar nga turma. Një i afërm xheloz për suksesin tuaj do të përpiqet t’ju dëmtojë entuziazmin. Në vend që t’i tregoni planet, qëndroni të heshtur.

Ujori – Keni aftësi t’i bëni punët me shumë shkathtësi. Një kolegu disaprovues nuk i pëlqen kur e përfundoni punën gjithnjë para të tjerëve, por s’mund të bëni gjë për këtë. Sapo të mbaroni me përgjegjësitë tuaja, kthejeni vëmendjen tek projektet personale të cilat ju japin shumë kënaqësi.

Peshqit– Mbjellja e një fare është një ide që ju këshillohet fort. Do t’ju duhet kohë për të siguruar mbështetjen e duhur për ta implementuar këtë projekt në terren. Shpjegojuani planet tuaja investitorëve potencialë. Pasi të ushqeni oreksin e tyre për një sipërmarrje premtuese, do t’i bindni të ecni përpara së bashku. Edha ata që do të jenë skeptikë për këtë sipërmarrje, do t’ju vijë keq që humbën një mundësi të artë.

/tvklan.al