Dashi

Në dashuri bëni më shumë kujdes, ndërsa në punë organizojini sa më mirë gjërat tuaja. Do të jetë e dobishme pasja e ideve të reja për punën, pasi do arrini të zhbllokoni një situatë të pandryshueshme prej kohësh.

Demi

Kjo fundjavë do të jetë shumë e mbarë për ju. Mundohuni të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, duke lënë pas çdo tension të shkaktuar nga puna. Shfrytëzojini momentet në prani të partnerit/es.

Binjakët

Në sajë të pranisë së Mërkurit në shenjë, do përjetoni situata konfliktuale. Në dashuri do të jeni të pavendosur dhe nuk përjashtohet mundësia që të veproni të shtyrë nga impulsi. Bëni kujdes ndaj zgjedhjeve tuaja.

Gaforrja

Java që po lëmë pas ka qenë e vështirë për ju, por fundjava do të mbyllet më së miri. Kërkohet që të tregoheni në mënyrë sa më diplomatike, sidomos në çështje që kanë të bëjnë me punën. Gjetja e një kompromisi do të jetë e vështirë, ndaj bëni.

Luani

E shtuna do të nisë më së miri në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit në shenjën tuaj. Favorizohen takimet për ata që janë ende vetëm. Do të jetë një fundjavë e shkëlqyer veçanërisht për ata që janë në çift, por me vështirësi do i shfaqin ndjenjat.

Virgjëresha

Do e gjeni veten në konflikt mes dëshirës për ta lënë veten të lirë dhe asaj për të pasur gjithçka nën kontroll. Lëreni mënjanë fantazinë dhe mungesën e sigurisë sa i përket dashurisë. Për momentin bëni mirë të përqendroheni në punë, pasi kjo është gjëja më e mirë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite humori juaj mund të mos jetë më i miri, ndaj mund të reagoni keq ndaj provokimeve të të tjerëve. Një këshillë objektive mund t’iu ndihmojë që t’i shikoni gjërat ndryshe. Shëndeti paraqitet pak delikat.

Akrepi

Përpara jush do të shpalosen mundësi të mira, të cilat i keni synuar prej kohësh, ndaj mos i humbni. Ekonomia do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Shigjetari

Do të ndiheni në qendër të vëmendjes, ndaj nxirrni aftësitë tuaja më të mira. Sjellja juaj, mund të shqetësojë dikë që është mjaft i afërt për ju. Bëni kujdes, pasi dikush që sillet si mik, mund të flasë pas shpine për ju.

Bricjapi

Do të përballeni me një sërë pengesash. Rezistenca që do të tregoni do të jetë për t’u admiruar dhe pavarësisht vështirësive do arrini të kaloni çdo situatë. Bëni kujdes edhe me shëndetin, pasi ndryshimi i klimës mund të ndikojë keq tek ju.

Ujori

Kjo ditë do të jetë e mbushur me lëvizje të shumta. Është momenti i duhur për të sistemuar disa situata të lëna pezull dhe për të vënë rregull në jetën tuaj. Mendja juaj do të kërkojnë zgjidhje të guximshme dhe do të arrini të realizoni objektivat që i kishit vënë vetes prej kohësh.

Peshqit

Sot  bëni kujdes, pasi mund të pendoheni për fjalët që do të thoni.  Një situatë e pakëndshme do ju çorjentojë. Situata juaj ekonomike nuk është më e mira prandja mos shpenzoni shumë./tvklan.al