Dashi – Sot përdorni armën tuaj më të fortë, intuitën. Sigurohuni që të veproni me kujdes dhe gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve. Kujdes me shëndetin. Financat janë pozitive.

Demi – Respektoni eprorët tuaj, pasi mund të jeni në telashe të mëdha. Veprimet e nxituara do ju krijojnë situata të vështira. Sigurohuni që keni të gjitha faktet para se të flisni. Shëndeti paraqitet i mirë. Nese keni në plan për të bërë shpenzime ky është momenti më i mirë.

Binjakët – Sigurohuni që jeni gati të pranoni sfidat që vijnë në rritje. Dita e sotme do jetë e mbushur me emocione ku nuk do të mungojnë lotët dhe gëzimi. Shëndeti paraqitet i mirë. Me financat mendohuni mirë para se të harxhoni shuma të mëdha.

Gaforrja –  Bëni diçka që frymëzon pasionin brenda jush. Mos u dekurajoni nga pengesat, por përpiquni  të motivoheni. Përdorni disiplinën dhe durimin për të vendosur planet tuaja në punë. I vetmi që vepron në interesin tuaj më të mirë jeni ju. Shëndeti paraqitet me probleme.

Luani –  Merrni nën kontroll situatën, pasi ju ka dalë nga duart çdo gjë. Është momenti të vendosni rregull në jetën tuja. Shikoni të ardhmen me të njëjtën perspektivë që keni pasur si në më parë. Financat janë shumë  të mira.

Virgjëresha – Ky është momenti për të gjetur një ekuilibër mes shumë mendimeve që ju vërdallisen në kokë. Energjitë tuaja sot do të jenë shumë të mira, prandaj është koha për të vendosur njëherë e mirë se çfarë kërkoni në të vërtetë. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja –  Shfrytëzoni çdo mundësi që ju del para,  kjo është dita që prisni. Ju keni fuqinë për të ecur përpara dhe çfarëdo që dëshironi të arrini në këtë jetë, ju e realizoni. Është koha për të rrëmbyer mundësitë që iu janë paraqitur. Duhet të kujdeseni pak më tepër për shëndetin.

Akrepi –  Sot do përballeni me sfida të reja, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Është koha të largoheni nga e vjetra dhe të kërkoni për gjëra të reja. Financat  pas shumë kohësh janë shumë të mira.

Shigjetari – Që të realizoni ëndrrat iu duhet shumë punë dhe përkushtim. Sot është dita juaj për të bërë një ëndërr realitet. Përdorni gjithë energjitë tuaja dhe keni për të arritur rezultat. Do hasni probleme të vogla me shëndetin, por kjo nuk do ju pengojë të realizoni qëllimet tuaja.

Bricjapi –  Përqendrohuni në investimet tuaja dhe në shtëpi. Energjia e ditës është mjaft e fuqishme prandaj merrni iniciative q kishit shumë kohë që i mendonit. Është koha për një udhëtim.  Shpenzimet janë të mjaftueshme për të realizuar qëllimet tuaja.

Ujori –  Kjo nuk është ditë e zakonshme për ju, Ujorë. Prandaj çohuni nga krevati pasi, mundësi të reja po ju presin. Hiqni çështjet e së kaluarës dhe përqendrohuni në të ardhmen. Do përballeni me surpriza dhe emocione të reja janë në horizont. Është momenti për të ndërruar gardërobën.

Peshqit – Kjo është një kohë shumë kritike në të cilën duhet të mendoni realisht për suksesin tuaj të ardhshëm. Sot është një nga ato ditë në të cilat mund të bashkëngjitni një kombinim të fuqishëm të fantazisë dhe realitetit për të ndërtuar sukses./tvklan.al