Dashi – Parashikohet një ditë e mirë që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera.

Demi – Sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’iu zhgënjejë.

Binjakët – Është e nevojshme që të të ruani qetësinë, pasi  dita me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresues për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju ndihmon në raportet ndërpersonale.

Gaforrja – Ka nga ata që përpiqen t’iu pengojnë,  por nuk ja arrijnë dot sepse keni mbështetjen e shumë yjeve të mirë, me Mërkurin e Jupiterin në krye. Do të keni një humor të ndryshueshëm për shkak të Hënës.

Luani – Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

Virgjëresha – Situata yjore është pak konfuze, prandaj vazhdoni të jeni shumë të paqartë dhe apatikë. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

Peshorja – Duhet të keni besim dhe të jeni optimistë, pasi gjërat duket si po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe tolerancë.

Akrepi – Ndoshta pozicioni aktual ku ndodheni është i vështirë, por kur duken se fati do të anojë sërish nga ana juaj. Tregoni më shumë kujdes e mos e  mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari – Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të shtrembërohen e aq më pak të fshihen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar.

Bricjapi – Ambicia juaj mund të arrijë kulmin sot, por kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt janë vogëlsira.

Ujori – Duket se tani është momenti të kërkoni atë që synoni prej shumë kohësh, pasi sot janë yjet që ju mbështesin shumë në këtë drejtim. Një njohje e re është interesante.

Peshqit – Nuk ka pse të hezitoni nëse të konkurroni me dikë tani mund t’iu duket një ndërmarrje e vështirë, sepse jeni ju ata që gëzoni mbështetjen e yjeve./tvklan.al