Dashi

Do të jetë një ditë e ngarkuar me punë. Gjithçka do të shkojë më mirë nga se e kishit parashikuar. Me një familjarin tuaj do të sqaroheni për një debat të fundit.

Demi

Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti që të nxitoni për të arritur një objektiv të dëshiruar. Përdorni “armën” tuaj më të fortë për të bindur një person që t’ju pranojë. Bëni kujdes me shëndetin.

Binjakët

Janë disa çështje që do të jetë më mirë t’i zgjidhni që në mëngjes. Në vend që të shpikni justifikime përvishni mëngët. Të justifikoheni nuk ju nxjerrë kund.

Gaforrja

Mundohuni që t’i mbani të ndara dy rrugë që në jetën tuaj po vrapojnë në mënyrë paralele. Përpiquni të tregoheni dhe të shfaqeni më të vendosur sot. Mirëpritini risitë pa frikë.

Luani

Argëtohuni dhe ndiqni dëshirat tuaja. Flisni hapur me një person, me të cilin keni pasur rastin të takoheni një herë. Në mbrëmje do kaloni momente romanike.

Virgjëresha

Një miku juaj do t’ju ndihmojë shumë duke ju dhënë hua diçka e cila do t’ju mbarojë shumë punë. Po torturoni për një projekt që nuk është një sprovë mjaft e vështirë. Nuk do të jetë e lodhshme për ju nëse edhe të tjerët.

Peshorja

E sotmja për ju do të fillojë në mënyrë absolutisht shumë të shpejtë, dhe kjo nuk do të jetë aspak e mirë për shëndetin tuaj: do të kaloni një dhimbje të madhe koke. Siguritë e tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre.

Akrepi

Sot përgatituni që të ecni shumë për të çuar deri në fund dhe në mënyrë të duhur një qëllim që i keni vënë vetes. Do të ndiheni shumë krenarë për veten. Lajme të mira edhe nga financat.

Shigjetari

Është e sigurt se njerëzit mund të mbështeten tek ju edhe në rrethanat më të ndërlikuara. Mundohuni që të drejtoni një person pak të pavendosur në drejtimin e duhur. Këtë duhet ta bëni prej faktit se e doni shumë dhe dëshironi ta shihni sa më mirë.

Bricjapi

Duhet të bëni shumë durim sot. Ty nuk do të ndodhë asgjë e pakëndshme, por partnerit tuaj po, ndaj duhet të jeni e fortë dhe optimist për të dy së bashku për të përmirësuar ditën.

Ujori

Dita do nis me probleme zinxhir. Mos bëni gabimin që të mundoheni për t’i zgjidhur të gjitha vetëm. Kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj.

Peshqit

Merruni sa më shumë me impenjimet tuaja sot, keni shumë gjëra për të bërë dhe gjithçka do të nisë shumë mirë. Besojini natyralitetit të gjërave dhe fantazisë tuaj./ tvklan.al