Dashi

Do të kaloni një ditë të qetë. Dikush do të interesohet për ju. Do të shoqëroheni me kolegë të rinj, të cilët do t’ju ndihmojnë të realizoni atë çka dëshironi prej kohësh. Vazhdoni përpara me planet tuaja.

Demi

Një dashuri e re është në horizont. Do të merrni një lajm pozitiv. Kalojeni ditën me familjen dhe do të çlodheni. Është mirë të mbani një dietë.

Binjakët

Pasioni që rri në zemrën tuaj, do që të lirohet. Do të merrni vendime të nxituara pothuajse për çdo gjë. Sot do të jeni veçanërisht impulsiv. Bëni kujdes dhe më tonin e lartë.

Gaforrja

Një pikë kthese në dashuri që mund të jetë formimi i një çifti të ri ose konsolidimi i një të linduri më parë. Beqarët do të jenë të motivuar, të ekuilibruar dhe të interesuar për një marrëdhënie në çift. Në punë do të arrinin suksesin që kërkoni orej kohësh.

Luani

Takime me perona të rinj, të cilët do të ishte më mirë t’i shmangnit: mos u besoni shumë atyre. Jini të kujdesshëm dhe vigjilent. Personat që do t’ju rrethojnë sot nuk do të jenë të sinqertë.

Virgjëresha

Të mendoni në mënyrë nostalgjikë për të kaluarën nuk është edhe aq keq. Ndonjëherë duhet mësuar nga e kaluara, që gabimet të mos përsëriten. Mbrëmjen kalojeni në shoqërinë e miqve.

Peshorja

Do të ndiheni shumë mbrojtës dhe sentimental sot. Do të bëni një njohje të rëndësishme. Mundohuni që të jeni korrektë dhe të mbani premtimet që keni dhënë. Jetë në çift do të jetë e vështirë.

Akrepi

Hëna do t’ju lejojë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Po kështu do t’ju mbështesë edhe Mërkuri. Në punë do të bëni zgjedhje të zgjuar. Në dashuri mos i idealizoni gjërat.

Shigjetari

Dashuria mund të kalojë në heshtje, nëse nuk do të arrini të jeni më të hapur dhe të liroheni nga paragjykimet e vjetra. Nëse jeni të pasigurt, mundohuni që të gjeni kohë për rregulluar disa situata.

Bricjapi

Do të vini në zbatim një projekt që e keni për zemër dhe përpiquni ta realizoni në kohë të reduktuar: jepni gjithë dashurinë dhe impenjimin sepse nuk do të pendoheni aspak…

Ujori

A jeni të sigurt se lidhja juaj është solide? Mos jepni asgjë për t’ju kthyer…Hëna do të favorizojë takime të çuditshme, sidomos në mbrëmje. Bëni kujdes ndaj një personi, që i përket shenjës së shigjetarit.

Peshqit

Zhgënjimi për diçka do të dominojë ditën tuaj sot. Besojini mundësive dhe kapacitetit që ju karakterizon. Do të zhgënjeheni nga disa premtime. Beqarët do të kalojnë periudhë të vështirë.

/tvklan.al