Dashi

Vendosmëria dhe energjitë nuk do ju mungojnë sot, duke ju lejuar të zgjidhni dhe situatat më komplekse. Këshilla që ju jepet është që të bëni gjërat që dini të bëni më mirë, pa eksperimentuar metoda të reja: kështu do të jeni të sigurt për rezultatet që do të merrni, pa hasur rreziqe të panevojshme. Venusi ju garanton momente të bukura në dashuri.

 

Demi

Ky fillim jave do të jetë mjaft premtues. Do të jeni mjaft të zënë, saqë nuk do të keni orë të lira në ditën tuaj për t’iu kushtuar gjithçkaje që doni të bëni. Nuk do të mungojnë mundësitë për të përfunduar biznese të shkëlqyera, dhe aq më pak për t’u argëtuar e për të bërë njohje të reja. Mërkuri dhe Hëna premtojnë një mbrëmje interesante.

 

Binjakët

Në qoftë se ndiheni të lodhur, të shpërqendruar, me një humor të keq dhe aspak të saktë në punë mundohuni të pushoni pak më shumë për të rimarrë veten. Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të Hënës, mos u tregoni shumë të rreptë me familjarët tuaj, duke i gjykuar së tepërmi dhe duke mos pranuar mundësinë e një gabimi. Dashuria mbetet më e favorizuara, jeni ose jo çift.

 

Gaforrja

Dita e mirë duket që në mëngjes, kështu që kjo ditë do të jetë me të vërtetë e shkëlqyer për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do të keni sukses të plotë në iniciativat tuaja profesionale, do të rrisni të ardhurat, do të sistemoni çështje të lëna pezull, si dhe do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me një person që ju intereson. Gjithashtu do të jetë ditë ideale për të udhëtuar, për t’u argëtuar me miqtë, për të thelluar tema të reja.

 

Luani

Dikush po kundërshton vendimet tuaja, nuk është dakord me planet që ju keni apo mendon se strategjitë tuaja janë të gabuara! Le të mendojë si të dojë. Kush ju do mund t’ju ndjekë pas. Ndërsa kush i shikon gjërat ndryshe nga ju, është mirë të ndjekë rrugën e tij. Sot do të jepni më të mirën e vetes suaj në nivelin human. Do të tregoheni mjaft të ndjeshëm ndaj personave që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

 

Virgjëresha

Ditë e lodhshme dhe mjaft nervoze. Veproni me qetësi dhe reflektoni përpara se të merrni vendime të rëndësishme në punë. Mund të bëni gabime në vlerësim, kështu që ju këshillohet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Paraqitet më mirë sektori i ndjenjave që ofron më shumë siguri dhe harmoni.

 

Peshorja

Gjithçka po shkon më së miri në të gjithë sektorët e jetës suaj. Në punë do të jeni mjaft të organizuar e të përpiktë, duke arritur rezultate të kënaqshme. Në qoftë se nuk jeni të dashuruar, më në fund do të pranoni ftesën e një personi që e keni njohur para pak kohësh.

 

Akrepi

Në sektorin profesional do ju vlerësojnë dhe lavdërojnë për angazhimin tuaj, si dhe për cilësinë e padiskutueshme të punës. Mund të merrni një ngritje në detyrë apo një shpërblim ekstra. Një çështje e vjetër më në fund do të gjejë zgjidhjen e duhur. Yjet në dashuri nuk përjashtojnë një takim apo një dashuri me shikim të parë.

 

Shigjetari

Mbani nën kontroll nervozizmin, që përveç se do të shoqërohet me keqkuptime me ortakë dhe kolegë, mund të ngadalësojë dhe ritmet e punës suaj. Edhe në dashuri nuk do të mungojnë disa komplikime: do të jeni të prirur për të menduar më shumë për veten tuaj, duke harruar krejtësisht njeriun e zemrës. Në qoftë se keni miq të vërtetë, sot bëni diçka për t’u treguar atyre se sa shumë i keni për zemër.

 

Bricjapi

Keni ide mjaft të qarta në lidhje me atë që doni dhe si të veproni për ta arritur: intuita të shkëlqyera do ju lejojnë të përfitoni menjëherë nga mundësi interesante profesionale. Jeni beqarë? Do të ndiheni të tërhequr nga bukuria e dikujt që do të hyjë papritur në jetën tuaj? Jeni çift? Gjithçka do të shkojë mirë, si në aspektin sentimental dhe atë erotik.

 

Ujori

Pozicioni yjor në qiellin tuaj do të jetë mjaft pozitiv, si për sa i përket punës dhe financave tuaja: keni aftësi të shkëlqyera për të përfituar menjëherë nga mundësitë e reja që do ju paraqiten, si dhe nga momentet e duhura për të ndryshuar e transformuar gjërat që nuk po ecin mirë në jetën tuaj. Venusi në shenjë ju bën më tërheqës, si dhe rrit numrin e admiruesve tuaj.

 

Peshqit

Sot nuk do të jeni në formën e duhur dhe kjo vjen si shkak i energjive të pakta dhe si shkak i mendimeve negative që do të përshkojnë mendjen tuaj. Mos u frikësoni nga vështirësi të ndryshme dhe nga sjellja aspak korrekte e disa kolegëve tuaj. Keni të gjitha cilësitë e duhura për të shfaqur talentin dhe personalitetin tuaj. Për fat, dashuria shkon mjaft mirë./tvklan.al