Dashi – Problemet financiare do të shkaktojnë jo pak debat në shtëpi sot, kryesisht për shkak të insistimit tuaj për të blerë disa gjëra që besoni se ju duhen. Nëse hasni kundërshti të madhe, ndoshta duhet të bëheni pak më të duruar.

Demi – Mos kërkoni medoemos të zgjidhje problemet e të tjerëve. Ofroni ndidhmë kur ju kërkohet. Paratë që prisnit mund të vonojnë, por nuk ka nevojë për panik pasi do t’i merrni ato brenda pak ditësh.

Binjakët – Problemet që lidhen me jetën sentimentale do të jenë në qendër të ditës së sotme, ndaj zgjidhni mirë fjalët që thoni, pasi mund të përkeqësoni situatën. 

Gaforrja – Gjatë pasdites mund të zhgënjeheni nga një mik që ka keq përdorur besimin. Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashuri dhe romancë.

Luani – Mos e shmangni komunikimin me të tjerët dhe shprehuni qartë në mënyrë që të mos krijoni keqkuptime. Gjithashtu, tregohuni të moderuar me kokëfortësinë.

Virgjëresha – Do të keni tendencën për të kritikuar këdo dhe gjithçka që ju rrethon. Bëni kujdes me fjalët pasi mund të lëndoni dikë. Tregojini pak më shumë vëmendje atyre që keni përzemër.

Peshorja –Do të keni dëshirë të madhe për të shprehur mendimet tuaja. Megjithatë mos u tregoni të nxituar pasi ata që ju rrethojnë mund të mos jenë me humorin e duhur.

Akrepi – Planet do të shkojnë siç e parashikonit, duke bërë që të jeni të mbushur me durim. Aleati më i mirë për sot është intuita.

Shigjetari – Do të keni mundësinë që të zgjidhni disa çështje financiare që i shtynit prej kohësh. Është një ditë e favorshme për të përforcuar marrëdhëniet me miqtë dhe për t’u takuar me njerëz të rëndësishëm. 

Bricjapi – Sot në mëngjes do të merreni me disa punë personale. Bëni kujdes me paratë apo dokumente të rëndësishme pasi mund t’i humbisni apo t’i vendosni në vende të gabuara. 

Ujori – Mund t’ju krijohet ideja që të gjithë e kanë me ju dhe se asgjë nuk shkon mirë. Mendoni pozitivisht, gjithçka do të ndryshojë për mirë. Takohuni me një mik apo të afërm dhe relaksohuni.

Peshqit – Problemet për shkak të problemeve financiare mund të bëhet shkak për debate në punë. Ruani qetësinë dhe kjo vlen edhe për në shtëpi, pasi mund të shkaktoni debate të kota.

/tvklan.al