Dashi – Nganjëherë shokët bëhen familja juaj e vërtetë. Miqësitë tuaja janë të thella dhe të gjata. Shumë njerëz janë të etur për t’ju ndihmuar sot dhe s’keni pse ta refuzoni. Dita e sotme ju ndërgjegjëson për talentet tuaja dhe ju rikujton se sa të rëndësishme janë miqësi të tilla.

Demi – Ju keni lëvizur përtej problemeve që keni përjetuar kohët e fundit dhe po hyni në një fazë më paqësore. Do të përfundoni projektet tuaja në punë dhe jeta private do të jetë një tablo e bekimit dhe harmonisë. Shijojeni këtë periudhë pushimi dhe relaksimi pasi do të pasohet nga një periudhë intensive që do të kërkojë vëmendjen tuaj maksimale.

Binjakët  – Sot është një ditë e mrekullueshme për ju. Pse nuk planifikoni një udhëtim të vogël? Të gjitha shenjat tregojnë se tani është koha më e mirë për një aventurë të tillë. Nëse e shtyni, do ndjeni se keni ngecur në të njëjtën rutinë të vjetër sërish.

Gaforrja – Kjo do të jetë një ditë frytdhënëse reflektimi. Do të jeni në gjendje të vrojtoni se çfarë po ndodh rreth jush teksa ruani distancën. Ambiciet e njerëzve të tjerë do t’ju duken zbavitëse. Ata luajnë pjesët e tyre më shumë si karikatura sesa si njerëz realë. Tërheqja dhe vrojtimi për pak si tani ju bën mirë, duhet ta bëni më shpesh.

Luani – Telashet e kohëve të fundit kanë marrë fund dhe tani po hyni në një periudhë më të qetë. Ata që vetëm ju kanë kritikuar kohët e fundit nuk mund të gjejnë fjalë të mjaftueshme për t’ju vlerësuar. Pranojini komplimentet, nuk ka asgjë të gabuar me të qenit i gëzuar për veten tuaj.

Virgjëresha – Kohë reflektimi. Teksa mund të keni tendencën për të menduar sa larg keni mbërritur, është më mirë të mendoni rreth të ardhmes. Keni hyrë në një periudhë ri-mendimi të objektivave dhe identitetit tuaj. Këto nuk janë gjëra të vogla.

Peshorja – Kjo është një ditë e mirë për tu kujdesur më shumë për trupin tuaj. Mos mashtroni veten duke menduar se problemet që keni pasur do të zhduken – trajtojini me seriozitet dhembjet që keni pasur. Ngrini telefonin dhe lini takime me trapistin.

Akrepi – Mund të keni modifikuar aspektet materiale të jetës suaj. Ia vlente të ndaloje këtu? Hidhini një vështrim arsyeve që ju kanë motivuar për të krijuar jetën që jetoni tani. Tregoni kujdes të veçantë ndaj zgjedhjeve që keni bërë në jetën profesionale. A po i shfrytëzoni talentet tuaja në maksimum?

Shigjetari – Kjo do të jetë një ditë e mirë për të medituar. Mund të jeni i pakënaqur me veten ngase projektet tuaja të fundit duhet që ende të marrin formë. Jeni i padurueshëm por kush nuk është? Kjo periudhë pritjeje ka zgjatur për rreth dy muaj por do të përfundojë shpejt.

Bricjapi –Mund të keni tendencën të mendoni se vështirësitë tuaja financiare tashmë janë lënë pas. Mirëpo, nuk është ashtu. Ajo që bëni sot siguron planin për të ardhmen. Përpjekjet e vazhdueshme për të stabilizuar sjelljen tuaj do të sigurojnë të ardhmen që dëshironi.

Ujori – Përpjekjet që bëni ia vlejnë pasi njerëzit dëgjojnë këshillat tuaja. Keni shpenzuar muaj në këtë proces transformimi dhe meritoni pak pushim. Por, ka disa aspekte të dashurisë që duhen rregulluar ende.

Peshqit  – Jeta juaj duket se sillet rreth kontaktit me njerëzit. Jeni bashkëbisedues i mirë, i gëzueshëm, i angazhuar, që gëzon njerëzit përreth dhe pse kohët e fundi keni pasur prirjen të qëndroni vetëm. Mos e injoroni nevojën për të qëndruar vetëm, megjithëse kjo është një nevojë e pazakontë për ju. /tvklan.al