Dashi

Sot do të keni vështirësi për të marrë një vendim, por duhet të sforcoheni. Në të ardhmen kjo gjë do t’ju japë një dimension më të madh të gjërave. Keni dështuar në të kaluarën, por tashmë është koha që të merrni veten në kontroll dhe të qëndroni larg nga situata që ju sjellin panik.

Demi

Nëse sot mendimi yt i parë nuk i drejtohet familje dhe personave që doni, por jeni të shqetësuar për punën, kjo do të thotë që keni humbur paksa orientimin. Ajo që duhet të bëni me doemos, është të bëni një hap prapa dhe të kuptoni se çfarë po lini pas dore.

Binjakët

Kërkesa juaj për ngrohtësi, ndoshta nuk do të kuptohet sot. Kjo sepse personit që i jeni drejtuar, nuk e kanë idenë se çfarë ju kalon në kokë. Deri pak kohë më parë ishit ju ata që nuk doni shumë kontakte dhe shumë afërsi, kështu që për tjetrin do të jetë diçka e papritur.

Gaforrja

Nuk duhet ta teproni ditën e sotme. Ndoshta do të dërgoni sinjale të gabuara disa personave që nuk ju njohin dhe mund të krijojnë një opinion të gabuar mbi ju. Disa mund të bëjnë dhe thashetheme, që nuk kanë pse të ekzistojnë nëse ju nuk i ushqeni me sjelljen tuaj.

Luani

Nëse nuk keni mjaftueshëm qetësi ditën e sotme, mos u nxehni me familjarët tuaj. Të gjithë do të jenë në një situatë jo fortë të rehatshme. Pavarësisht luhatjeve të humorit, do të arrini të evitoni disa situata të sikletshme dhe irrituese.

Virgjëresha

Edhe pse sot dita duket e mërzitshme, ju me aftësitë tuaja krijuese do të dini si ta shndërroni në një ditë të mbushur me momente lumturie. Dedikojini edhe projekteve që keni në mendje, sot është dita juaj.

Peshorja

Nëse keni besim tek personi që tani keni në krah, atëherë tregojani. Mos hezitoni t’i tregoni mbështetjen çfarë do që të ndodhë. Fundja kjo është gjëja më  e rëndësishme në një çift. Tregoni dashuri pa pritur gjë në këmbim.

Akrepi

Keni të drejtë që nuk doni të përfshiheni në një situatë që prek disa të njohur, që nuk keni shumë kontakte dhe që nuk ju kanë ndihmuar kur keni patur nevojë. Jepni një justifikim dhe mos u shqetësoni më, vijoni të qetë ditën tuaj.

Shigjetari

Nuk keni arsye që të tregoheni agresiv, sepse keni një jetë të qetë dhe askush nuk ju imponon asgjë. Është momenti që të ulni armët, ndryshe mund të rrezikoni një përballje me dikë, që do të reagojë ndaj agresivitetit tuaj.

Bricjapi

Për një kohë të gjatë jeni përpjekur të tregoni se kush jeni dhe sa vleni. Vendoseni veten në diskutim për çështje që vlejnë. Vijoni të tregoni aftësitë me elegancë dhe do me forcë. Nuk duhet të harroni se mund të përfshiheni në një çështje që për ju nuk ka rëndësi, vetëm për mënyrën se si do t’i drejtoheni dikujt.

Ujori

Jeni përpjekur shumë që t’i rezistoni disa tundimeve, por në të vërtetë nuk është kjo e rëndësishmja. Ajo që ka vlerë është që të kuptoni që disa veprime janë të gabuara dhe pa vlerë. Të gjithë mund të kemi tundimin për të marrë diçka që nuk është e jona, por të tregohesh i fortë është një virtyt i njerëzve të mirë.

Peshqit

Keni vendosur që të merrni shumë vendime në këtë kohë dhe të mos dëgjoni një person që u këshillon të kundërtën. Ditën e sotme mund të hapet një debat, ku mund të mos dilni fitues. Por ajo që vërtet ka rëndësi në jetë nuk janë humbjet, por besimi tek vetja  dhe tek ajo që ju jep kënaqësi./tvklan.al