Dashi – Kjo është një ditë e shkëlqyer për të vënë në punë planet tuaja. Tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimet e shumë pritura. Mos lejoni që të tjerët të ndërhyjnë në punët tuaja.

Demi – Bëni kujdesi, gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë ditën e sotme. Mund të përballeni më një person, i cili do iu prishë humorin. Mos mendoni më shumë për të tjerët sesa për veten tuaj.

Binjakët – Kjo është një ditë e mrekullueshme për të korrigjuar gabimet e kaluara. Më pak maturi do të dilni nga situata në të cilët jeni prej një kohe të gjatë. Jeni më shumë tolerant.

Gaforrja – Jini më të ndjeshëm ndaj personave që ju rrethojnë. Respektoni ndjenjat e tyre dhe u jepni hapësirë për të marrë frymë. Ka ardhur koha që të argëtoheni më shumë dhe të mos mendoni për të nesërmen. Shijoni momentin.

Luani – Mendoni për kohët e vjetra dhe njerëzit me të cilët keni pasur lidhje të forta. Përpiquni të jëni me sentimentalë dhe të butë. Do takoni miq që keni kohë pa i parë.

Virgjëresha – Keni nevojë për të bërë disa ndryshime serioze, prandaj mos humbisni më kohë. Sot do të keni mundësi të njiheni me njerëz të rinj që do sjellin ndryshime në jetën tuaj.

Peshorja – Sot do të pushtoheni nga një ndjenjë e fortë emocionale dhe mendimet tuaja do të qartësohen. Mos u bëni pesimist, por shikojeni këtë emocion si një ndryshime. Nëse mendoni negativisht, do i shtoni vetes më shumë probleme.

Akrepi – Nëse do të keni nevojë për këshilla ditën e sotme mund të merrni mendimin e familjarët tuaj, pasi ata do ju kthjellojnë mendimet e paqarta. Në darkë do të keni një surprizë nga një mik që keni shumë kohë pa e takuar.

Shigjetari – Sot do të jeni kreative dhe plot energji. Përpiquni që këtë pozitivizëm ta ndani dhe me kolegët tuaj. Bëhuni bamirës dhe bujar ndaj të tjerëve dhe keni për të parë që e gjitha kjo di ju shpërblehet.

Bricjapi –  Mos i lini gjërat për në minutën e fundit. Sigurohuni që të keni gjithçka në rregull përpara se të niseni për një udhëtim. Çdo gjë do të shkojë në rregull nëse nuk e humbisni durimin.

Ujori –  Ndiqni emocionet tuaja. Edhe pse i keni mendimet konfuze përpiquni të reflektoni. Merreni me qetësi ditën e sotme, pasi do vije dhe momenti i shumëpritur. Nëse keni në plan të shpenzoni, mos u mendoni dy herë.

Peshqit – Kjo është një ditë për t’u ulur dhe për të për të menduar për të ardhmen. Edhe pse ndiheni të pasigurt në vetvete,  disa miq do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet që ju shqetësojnë./tvklan.al