Dashi

Kujdes me despotizmin në jetën në çift sot sepse do keni mosmarrëveshje të mëdha. Nëse mendoni se nuk jeni në kushte për të qenë të lumtur, e keni gabim. Ajo që ju mungon është bindja. Beqarët do njihen me persona vërtet interesante e me vlera. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri dhe ju do e menaxhoni më shumë mençuri buxhetin.

Demi

Pas një periudhe të vështirë për jetën në çift, sot do afroheni më shumë me partnerin/en dhe do flisni sinqerisht me të. Gjithsesi nuk do mungojnë momentet e përballjeve. Duhet të vazhdoni të qëndroni të fortë. Financat nuk do jenë aspak problematike. E përgjithshmja në shëndetin tuaj do jetë mirë.

Binjakët

Pritet që ambienti në çift të jetë i ngrohtë sot. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin/en sepse të dy do toleroni mjaft. Në punë prova të cilës do i nënshtroheni gjatë kësaj të shtune, do shërbejë për të mos bërë më gabime dhe të mos nënvlerësoni gjërat me të cilat do përballeni. Që financat të jenë të mira duhet të tregoheni paksa më të organizuar.

Gaforrja

Ata që janë në një lidhje do ndihen të lënë pas dore nga partneri/ja i/e tyre dhe do zhyten në trishtim. Beqarët më mirë të mos fillojnë sot angazhime sepse nuk do jetë ditë me fat. Në planin financiar do ju mbështesin fort të afërmit dhe do mund të kryeni edhe disa shpenzime më tepër. Shëndeti do jetë paksa delikat, kujdesuni për veten.

Luani

Mos mendoni të filloni një aventurë sot sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar në çift. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë. Meritat tuaja do të shpërblehen më në fund. Natyrisht duhet të angazhoheni, por kokëfortësia dhe dëshira juaj do bëjë që t’ia dilni më së miri dhe të jeni në lartësinë e duhur.

Virgjëresha

Mërkuri premton një ditë të animuar dhe të bukur për çiftet. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do bashkëpunoni më tepër me partnerin/en dhe do merreni vesh edhe me një shikim me të. Për ata që janë vetëm dita do të jetë mjaft interesante, por mund të ketë zhvillime të fshehta. Në punë mundohuni të jeni më të pranishëm dhe të kujdesshëm.

Peshorja

Pasion, surpriza, emocione pa mbarim… Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Ata që janë vetëm kanë nevojë për qetësi, nëse duan të realizojnë gjithë sa kanë premtuar. Personat që do të keni përballë, do t’iu kuptojnë menjëherë dhe do ju mbështesin. Financat do jenë të mira megjithatë investimet e mëdha nuk rekomandohen.

Akrepi

Ditë pozitive kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë një takim të papritur, i cili mund t’ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. Sektorin e financave do e keni gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe do mund të bëni edhe disa investime të rëndësishme. Shëndeti do jetë i mirë.

Shigjetari

Ju të dashuruarit do keni disa dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe kjo do krijojë një atmosferë aspak të qetë. Një pjesë e fajit është edhe e juaja, që u janë shtuar kaq shumë, por tani është momenti të tregoheni më të fortë. Jupiteri do iu nxitë të shpenzoni pa reflektuar sot dhe financat do jenë delikate.

Bricjapi

Edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë në jetën tuaj në çift dhe mos hidhni hapa të nxituara. Prepotenca juaj, mund të ngjallë pakënaqësi të fortë dhe mund të shkaktojë debate. Nuk jeni të lodhur me keqkuptimet? Ndoshta është momenti që të silleni ndryshe. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë sepse do dilni të humbur.

Ujori

Gjatë kësaj dite do iu pushtojë euforia në çift falë një surprize shumë të madhe që do iu bëjë partneri/ja. Beqarët që do shkojnë nëpër udhëtime do mund ta gjejnë personin që kane ëndërruar, të tjerët do duhet të presin edhe pak. Financat do influencohen keq nga planetët. Mos ndërmerrni operacione të mëdha sepse nuk do dini më nga t’ia mbani.

Peshqit

Ditë romantike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Dita pritet të jetë e bukur. Beqarët më në fund do kenë një njohje interesante në përputhje me të gjitha mendimet që kanë pasur. Çështjet financiare nuk do kenë probleme, megjithatë yjet këshillojnë të vazhdoni të tregoheni të matur.