Dashi – Sot nuk do jeni aspak të gatshëm të hapni rrugë ju të dashuruarit dhe në shumë momente do keni debate me partnerin. Po vazhduat me kokëfortësi nuk keni për të ecur gjatë bashkarisht. Financat nuk do jenë aspak problematike kështu që mund të jeni të qetë.

Demi – Ditë shumë e bukur ka për të qenë kjo e sotmja për gjithë ata që janë në një lidhje. Me partnerin do kuptoheni drejt dhe marrëdhënia me të do ketë përmirësime. Financat do jene prioritet absolut. Nuk do t’i lini asnjë moment pas dore ato dhe gjendja do jetë e jashtëzakonshme.

Binjakët – Për të dashuruarit do jetë një ditë shumë e qetë dhe pa asnjë problem. Do jeni gjithë kohës të logjikshëm dhe do mendoni edhe për tjetrin. Në planin financiar mund të ketë tronditje të vogla, po nuk u treguat të logjikshëm.

Gaforrja – Të dashuruarit do jenë sharmantë dhe me humor shumë të mire. Ata do bëjnë të pamundurën që marrëdhënia në çift të jetë sa më emocionuese. Buxhetin duhet thjesht ta menaxhoni me më shume kujdes dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Luani – Të dashuruarit nuk duhet të tregohen as të paduruar e as shumë ëndërrimtarë sepse jeta nuk është përrallë ku mund të realizohen të gjitha. Te gjithë kanë vështirësi dhe lum ata që i zgjidhin sa më shpejt ato. Në planin financiar çdo gjë do ecë si duhet dhe atmosfera do jetë e qetë.

Virgjëresha – Do kaloni shumë momente pasionante sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni vërtet mirë pranë atij që dashuroni. Shpesh nuk do ju besohet se jeni në realitet. Financat do jenë të paqëndrueshme dhe po nuk bëtë kujdes mund të futeni në probleme akoma më të mëdha. Mos hidhni asnjë hap pa u bindur plotësisht.

Peshorja – Ditë e mbushur me mosmarrëveshje të mëdha ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e ngrini zërin te dy palët dhe do ja hidhni fajin gjithmonë tjetrit. Në planin financiar bëni çdo përpjekje për të përmirësuar situatën sepse edhe sikur të mos ja dilni të paktën do jeni të qetë në ndërgjegjie se keni tentuar diçka.

Akrepi – Për të dashuruarit do jetë dita e përshtatshme për të forcuar lidhjen e për të zgjidhur disa mosmarrëveshje. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes dhe po nuk menduat aspak për të ardhmen do keni probleme të njëpasnjëshme.

Shigjetari – Falë ndikimit pozitiv të Uranit, jeta juaj në çift do jetë shumë e këndshme dhe nuk do ketë aspak debate. Mes jush dhe atij që keni në krah do mbizotërojë harmonia. Financat do jenë të mira, por nëse bëni edhe pak përpjekje në punë ato do të përmirësohen më tepër.

Bricjapi – Mos lejoni për asnjë arsye rutinën t’iu pushtoje sepse ajo do ua bëjë ditën më të vështirë e më të mërzitshme. Mundohuni të jeni sa më të hapur me partnerin dhe të provoni gjëra të reja. Perspektivat në planin financiar janë goxha të mira, madje do mund të jepni edhe para hua.

Ujori – Sot në vend që t’i afroheni, do i largoheni partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të do lërë për të dëshiruar. Po u thellua edhe më shumë hendeku, keni për të arritur në ndarje. Financat do dini si t’i organizoni më së miri dhe situata do jetë goxha e qëndrueshme dhe e mirë.

Peshqit – Do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë e më të lumtur se më parë. Sektori i financave do jetë disi i ndërlikuar kështu që bëni sa më shumë kujdes.

/tvklan.al