Dashi – Qëllimi juaj për ditën e sotme është të kënaqni partnerin. Nuk ka asnjë arsye pse të mos e provoni. Në fakt sot është një ditë e jashtëzakonshme për dashuri. Por, mos e ekzagjeroni me lëvizjet tuaja romantike.

Demi – Jeni në formë të shkëlqyer sot. Shijojeni këtë moment për tu çliruar nga shqetësimet. Sa i përket jetës suaj, disa mundësi ekselente mund t’ju paraqiten. Jini vigjilentë dhe mos i lini t’ju rrëshqasin nga duart.

Binjakët – Është shumë e qartë se keni shumë besim në veprimet tuaja. Nuk ndjeni frikë apo dyshim teksa avanconi drejtë qëllimeve tuaja. Kjo atmosferë e re është me shumë gjasa produkt i një angazhimi të rinovuar. Vlerësojeni veten për arritjet, por prisni edhe disa ditë për një festim të madh.

Gaforrja – Është momenti për të qenë kreativë në jetën tuaj dhe të hiqni ndjesinë se nuk keni ndonjë talent. Sa i përket romancës, dashuria e jetës suaj mund të jetë përballë jush. Shikoni mirë rreth e rrotull. Njeriu perfekt për jetën tuaj mund të jetë një person i përfshirë në jetën tuaj të përditshme.

Luani – Mund të jeni paksa të paqartë sa i përket drejtimit tuaj profesional sot. Motivacioni juaj është zhdukur pa paralajmërim. Çfarë ndodhi? Ndoshta duhet të përfshiheni në projekte që kanë një rezonancë globale dhe jo projekte pavlerë e të vogla.

Virgjëresha  – Ndodh që të shikoni mirazhe, veçanërisht në ambientin rreth jush. Mund të keni përshtypjen se njerëzit rreth jush ju gënjejnë apo po fshehin diçka nga ju. Pse i komplikoni kaq shumë gjërat. Mos ngurroni t’i shprehni ndjenjat tuaja sot.

Peshorja – Kontrollojini mirë paratë, ngase mund të keni disa impulse për t’i shpërdoruar apo për t’i harxhuar në shuma të mëdha. Duhet të mendoni që t’i harxhoni paratë në një mënyrë më të mirë, ose fare. Pse nuk mendoni t’u dhuroni njerëzve kohë në vend të parave?

Akrepi – Sot nuk është një ditë e mirë për ju që të nënshkruani kontrata të rëndësishme. Mbajini paratë në një vend të sigurt dhe ruani rezervat tuaja. Mos negocioni asgjë sot. Pa marrë parasysh se sa e mirë mund të jetë oferta, mbathjani!

Shigjetari – Jeni i sigurt se nuk mund ta ndryshoni situatën tuaj aktuale? A jeni i burgosur i stilit tuaj të jetesës? Njerëzit ju kanë kërkuar të merrni shumë përgjegjësi dhe kjo është ajo çka rëndon mbi shpatullat tuaja. Mos kini frikë nga vetmia dhe distancohuni nga këto situata. Mësoni të thoni jo!

Bricjapi – Parashikimi për ju është i shkëlqyer. Mund të rifitoni vetëbesimin, i cili është dëmtuar ndjeshëm ditëve të fundit. Mirëpo mos shkoni shumë larg. Prisni disa ditë që t’i shikoni gjërat më qartë që të jeni në gjendje ta parashikoni të ardhmen më me siguri.

Ujori – Mund të keni disa komunikime shqetësuese sot. Duket sikur diçka po ju shqetëson perceptimet. Mos u surprizoni nëse nga darka harroni të gjitha përgjegjësitë dhe vendosni të udhëtoni jashtë vendit, shumë larg. Nesër do të jeni më i kthjellët, por duket se për ju janë rezervuar aventura të shumta.

Peshqit – Jeni rrezatues dhe shpërndani lumturi sot. Kjo përbën ndryshim krahasuar me ulje-ngritjet e javëve të kaluar. Qartësisht, vendimet që keni marrë kanë funksionuar. Ose, ndoshta keni rënë në dashuri? Sidoqoftë, do të jetë më e lehtë se zakonisht të komunikoni me njerëzit dhe të ndani lumturinë tuaj. /tvklan.al