Dashi

Nuk është mirë të shihni vetëm rrugën tuaj gjatë gjithë kohës. Mos u bëni egoist. Mësoni edhe të mendoni për tjetrin; do të merrni një mësim të vlefshëm.

Demi

Do të bëni figurë më të mirë nëse punoni me vështirësitë në vend që t’i ekzagjeroni ato. Çdokush ka pengesa. Nëse e keni të vështirë të silleni si i rritur, merrni pak kohë për të reflektuar.

Binjakët

Para se të sfidoni dikë me përvojë, mendoni se si do të jenë gjërat në të ardhmen. Flisni me personat që kanë eksperiencë. Mendoni më shumë për shëndetin, e keni lënë shumë pas dore veten.

Gaforrja

Sot duhet të merreni patjetër me një problem tuajin personal përpara se të dalin persona të tjerë që marrin vendime për ju. Rezistojini tundimit për të përdorur dikë për përfitime personale. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Është e rëndësishme të zbatoni rregullat edhe nëse keni një influencë të madhe. Të dilni para të tjerëve në radhë do të shkaktojë zemërim dhe pakënaqësi. Duhet të jeni të zgjuar dhe të ndiqni udhëzimet e vendosura nga të tjerët.

Virgjëresha

Mos e nxirrni zemërimin tuaj tek një viktimë e pafajshme. Nëse doni të shprehni frustrimin tuaj tek dikush i cili po përpiqet të kënaqë shumë njerëz, prisni një moment tjetër. Kthehuni kur të ketë më pak njerëz dhe flisni me përgjegjësin.

Peshorja

Të qenit të fiksuar pas rregullave do të çojë në një aksident të pakëndshëm. Është e rëndësishme të dini të bëni një hap pas në situata kur rregullat janë joreale. Të ndihmoni një person me aftësi të kufizuara, të shqetësuar apo të lënduar, do t’ju bëjë të fitoni respektin e miqve dhe kolegëve.

Akrepi

Mosmarrëveshjet mund të cënojnë sigurinë tuaj të vendit të punës. Në vend që të diskutoni tema si politika dhe feja, më mirë zgjidhni ato neutrale. Kur bëhet fjalë për karrierën, më mirë fokusohuni të ndërtoni një atmosferë profesionale.

Shigjetari

Një sjellje arrogante mund të rrezikojë largimin e partnerit/es nga ju. Nëse keni interes në vazhdimin e një marrëdhënieje në dashuri, nuk duhet të shfaqni sjellje autoritare. Është koha të uleni dhe të bisedoni.

Bricjapi

Mbajtja e zemërimit përbrenda mund t’ju shkaktojë dhimbje stomaku ose probleme të lidhura me stresin. Shkarkojini në mënyrë të shëndetshme emocionet tuaj, p.sh me anë të ushtrimeve. Mos flisni menjëherë sa t’ju jepet mundësia.

Ujori

Të ziheni me dikë do të jetë thjesht një humbje kohe. Qëndroni të qetë dhe dëgjoni atë që të tjerët kanë për të thënë. Nëse dëgjoni diçka ofenduese, ruajeni për në një moment tjetër.

Peshqit

Sjelljet posesive do të shkaktojnë një pakënaqësi të madhe. Në vend që të monitoroni çdo lëvizje të njeriut tuaj të dashur, lërini pak hapësirë.