Dashi

Energjia juaj do venitet në mëngjes. Keni shumë punë për të bërë, duhet të zgjoheni herët dhe t’i keni të qarta përgjegjësitë tuaja pasdite. Stresi fizik ose mendor do kompensohet më një ndjenjë të këndshme të një detyrë të përfunduar. Origjinaliteti i tepruar dhe pavarësia juaj nuk do jenë shumë të mirëpritura sot.

Demi

Kjo është ditë e suksesshme, sidomos nëse keni lindur në maj. Kërkimi intensiv për informacion dhe marrëdhëniet e komplikuara me të afërmit tuaj do ketë rezultate praktike. Mund të mendoni se nuk keni harxhuar kohë mjaftueshëm ose përpjekje shpirtërore për të zbuluar të vërtetën.

Binjakët

Përpiquni t’i shtyni veprimtaritë e panevojshme për një moment më të përshtatshëm dhe fokusohuni në ato gjëra që ju duhen. Do tregoheni mendjelehtë sot. Planifikimi, pagimi i borxheve, dhe menaxhimi i resurseve janë elementë të nevojshëm të çdo pune.

Gaforrja

S’ka rëndësi sa shumë mund të përpiqen gaforret të kontrollojnë veprimet dhe të lexojnë mendjen e të afërmve të tyre, do e kenë shumë të vështirë . Sot partnerët tuaj janë të paprekshëm, ndërsa mendjemprehtësia, fati i mirë dhe mirësjellja juaj, kanë limite të caktuara. Dita e sotme është e përshtatshme për të diskutuar pyetjet më të rëndësishme tuajat.

Luani

Sot duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të merrni masa për të parandaluar sëmundjet kronike. Nëse nuk keni të tilla, duhet t’i jepni gjithçka keni rutinës së punës tuaj. Është ditë e mbarë për të për të planifikuar veprime, për të diskutuar qëllimet me kolegët dhe për të organizuar rutinën ditore.

Virgjëresha

Sot do e hiqni mendjen nga idetë e reja që ju kanë shqetësuar. Kalojeni shumicën e kohës në rutinën familjare. Është koha e duhur për hobet tuaja, të cilat një ditë do bëhen profesioni juaj. Kur të bëheni gati për ditë pushimi mos neglizhoni asnjë detaj të vogël.

Peshorja

Kushtojuni më shumë vëmendje prindërve dhe anëtarëve të familjes. Sot është ditë e favorshme për të pastruar shtëpinë dhe për të bërë porosi. Këshilla nga një anëtar i familjes më i madh në moshë se ju, do ju ndihmojë kur të gjendeni në një situatë të vështirë.

Akrepi

Akrepat do ia kushtojnë këtë ditë kontakteve të biznesit dhe udhëtimeve, detyrave profesionale ose premtimeve personale, pastrimit të shtëpisë ose rivendosjes së rrethit të tyre social. Ata që kanë një pikëpamje më tradicionale do ju japin një këshillë më praktike, sesa ata që duan progresin dhe pamjen origjinale të jetës.

Shigjetari

Kur vjen puna tek sfera financiare, do kërkoni begatinë dhe pavarësinë. Sot pozicioni juaj material mund të ketë një pozicion kritik. S’do jeni të aftë të jeni të pavarur në inovacionet që merrni, kurajën dhe zellshmërinë.

Bricjapi

Do jeni të sigurt se nuk do ju prishen planet. Sot, do e gjeni rrugën lehtësisht dhe do e menaxhoni potencialin tuaj me mençuri. Vendosmëria juaj e lindur do jetë kaq e natyrshme sa askujt nuk do i shkojë në mendje se jeni person me karrierë.

Ujori

Tregohuni të vendosur , të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm. Jini të thjeshtë dhe kini një pikëpamje të kthjellët për jetën. Thuajini jo fantazive të pabaza, kënaqësive të panevojshme dhe shpresave false. Vetëm në këtë rast do mund të shmangni çdo ngjarje të pakëndshme.

Peshqit

Është koha të mendoni për perspektivat e së ardhmes, në martesë, profesion ose në çdo bashkëpunim biznesi. Emocionet nuk luajnë një rol vendimtar sot. Eksperienca, serioziteti dhe përgjegjësia për të ndjekur rregullat, do jenë më të rëndësishme. Keni mundësi të shkëlqyera për të forcuar martesën ose aleancën tuaj të biznesit. Që ta arrini këtë, ju dhe grupi juaj duhet t’ia vini syrin një qëllimi të vetëm./tvklan.al