Dashi – Nëse jeni në çift mos merrni vendime impulsive gjatë kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet të ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet dhe aventurat do jenë goxha të kënaqshme. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që të ruani qëndrueshmërinë.

Demi – Priten disa probleme të vogla në çift gjatë kësaj dite, kështu që tregohuni më të matur me fjalët. Gjithsesi ne fund te ditës situata do përmirësohet. Beqaret do kenë më shumë fat në dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë që kane kërkuar prej kohësh. Për shkak te kujdesit qe keni treguar kohet e fundit për shpenzimet, sot financat do jenë goxha te mira.

Binjakët  – Falë konfigurimit jo te mirë të Neptunit, ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e mbushur me probleme dhe debate. Nëse e doni partnerin tuaj si me parë bëni gjithçka qe ta ndryshoni situatën. Për beqaret do jete një dite e mbushur me emocione te mëdha dhe takime interesante. Në planin financiar do keni mundësi të mira për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja – Dielli do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjë ambientin më harmonik. Priten emocione të forta. Beqarët nga ana tjetër do jenë edhe më të favorizuar në dashuri. Jupiteri do i nxisë të tregohen të hapur ndaj takimeve dhe të shfrytëzojnë çdo propozim që do i’u bëhet. Në planin financiar do luftoni fort që jo vetëm ta stabilizoni, por edhe ta përforconi situatën.

Luani – Jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Gjithë gëzimi do reflektohet në të gjitha fushat e tjera të jetës dhe dita do jetë e shkëlqyer. Beqaret nuk do takojnë dashurinë e madhe, megjithatë do kenë mundësi për aventura emocionuese. Shfrytëzojeni ditën! Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Buxheti do rritet ndjeshëm, por mos bëni menjëherë investime.

Virgjëresha – Mos merrni veprime impulsive. Nëse keni një punë të qëndrueshme mos e lini atë vetëm sepse jeni lodhur me një koleg. Flisni me punëdhënësin tuaj dhe spjegojini që nuk mund të punoni për dy vetë për sa kohë paguheni njëlloj. Me shumë mundësi do t’ju ofrohet një pozicion më i mirë.

Peshorja – Vendosini përgjegjësitë në plan të dytë dhe shijoni një ditë plot me argëtim. Dalja jashtë rutinës normale do të stimulojë imagjinatën tuaj. Mos u surprizoni kur ideja ose projekti juaj kreativ në subkoshiencë të lulëzojë gjatë kohës që keni qenë duke u relaksuar. Bëni dikë që ju pëlqen pjesë të aventurës suaj. Kimia mes jush është e mirë. Jepini një impuls marrëdhënies suaj dhe dilni në një restorant romantik.

Akrepi – Është koha për të rrëfyer ndjenjat tuaja të vërteta, edhe nëse krijoni drama. Nëse keni qenë duke mbajtur shtypur disa ndjenja për dikë të veçantë, shprehini ato. Ka shanse që mund të përballeni edhe me refuzimin. Nëse duhet të zgjidhni mes të bërit të lumtur dikë dhe të ecurit në një rrugë të shëndetshme, zgjidhni këtë të fundit. E vërteta do t’ju bëjë të ndiheni të lirë.

Shigjetari – Qasjet e reja ndaj marrëdhënieve do të sjellin përmirësime të dukshme.  Në të kaluarën, ju përpiqeshit t’i kënaqnit të tjerët me çdo kusht. Miqtë dhe kolegët ju kanë keqkuptuar shpesh edhe pse e keni bërë këtë. Ndërtojini sjelljet sipas nivelit dhe respektit që ndjeni për njerëzit. Kultivoni mënyra të sigurta komunikimi dhe vetëbesimi juaj do të rritet.

Bricjapi – Të pretendoni se një problem nuk ekziston nuk është më një problem. Kapeni këtë mundësi për t’u ulur me njerëzit e prekur nga ky problem dhe për të diskutuar zgjidhjet e mundshme. Mund të jetë e dobishme të largoni sa përgjegjësi të papëlqyera dhe të krijoni një grup online kur të mbështesni njëri-tjetrin. Jini të hapur ndaj sugjerimeve.

Ujori – Është kohë e mirë për të krijuar një marrëveshje në shtëpi, punë ose lagje. Njerëzit do t’i presin mirë planet dhe projektet tuaja. Megjithatë, do të ketë dhe kritika, edhe pse jeni shumë të ndjeshëm ndaj tyre. Para se të reagoni negativisht, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë. Fakti që dikush nuk pajtohet me ju, nuk do të thotë se është armiku juaj. Ka njerëz që nuk e shohin dritën në këtë projekt. Ju mund t’i ndriçoni pak në mënyrë miqësore dhe të sjellshme.

Peshqit– Po jetoni emocione të fuqishme. Do të duhet kohë ta lini pas një zhgënjim. Pasi të keni pranuar normalitetin e ri, do të jeni gati të rihyni përsëri në shoqëri. Deri atëherë, tregohuni të butë me veten tuaj. Nëse nuk ndiheni mirë, zvogëloni ngarkesën e punës. Shkoni herët në shtëpi dhe merrni një sy gjumë pasdite. Trajtojeni veten tuaj me butësinë dhe respektin që meriton.