Dashi

Idetë tuaja nuk përputhen me ato të kolegëve të punës, por do të gjeni një zgjidhje të mesme në lidhje me këtë çështje. Hëna do t’ju ndihmojë që të harroni një lidhje dashurie të së shkuarës dhe të filloni një marrëdhënie te rë. Për ju që  jeni çift sot do të ishte një ditë ideale për të ndezur pasionin mes jush.

Demi

Hëna do t’ju zgjojë nga “gjumi”. Dukeni shumë të përgjumur sot dhe pa asnjë lloj motivi. Do t’i kushtoni rëndësi shtëpisë dhe familjes, si i vetmi burim energjie për t’ju bërë të ndiheni mirë. Mbrëmje e qetë dhe njohje të reja.

Binjakët

Falë kalimit të Hënës dhe Luanit në shenjën tuaj sot gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur. Ditë e këndshme edhe përsa i përket jetës sentimentale. Disa doza xhelozie do ta ëmbëlsojnë akoma edhe më shumë lidhjen mes jush. Vlerësoheni me notën 10 për komunikim të duhur në shoqëri apo punë.

Gaforrja

Hëna sot ju jep optimizëm dhe një dëshirë të madhe për t’u argëtuar. Projektet në punë më në fund do të marrin formën e duhur, por që do duhet t’i përkushtoheni shumë pasi çdo ditë dalin detaje të reja. Nga ana sentimentale po përjetoni një marrëdhënie të qetë dhe të qendrueshme. Lajme të mira për ata që janë beqar.

Luani

Gjeometria planetare e yjeve sot është shumë pozitive për ju madje do të jeni i privilegjuar në fushën profesionale. Një ide e mirë do t’ju vijë në ndihmë për të kaluar një super ditë me partnerin tuaj dhe për të shprehur dashurinë mes njëri – tjetrit.

Virgjëresha

Një e Hënë impenjuese. Keni shumë punë në shtëpi, por njëkohësisht edhe në punën tuaj. Nuk dini nga t’ja filloni. Kujdes pasi dita e sotme mund të jetë dhe një provë për ju në punë. Përpiquni të  jepni më të mirën tuaj dhe nëse do duhet të punoni me orë të tëra.

Peshorja

Nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë mirë. Do të tregoni talentin tuaj, sidomos në sektorin professional. Jetë sentimentale është “on top” dhe miqtë ju kërkojnë të mos hiqni dorë. Tregoni pak kujdes për pamjen dhe fizikun tuaj.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme. Do të kryeni me sukses mbylljen e disa projekteve të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë nga ana financiare. Këto para të fituara do t’ju bëjnë të ndiheni mirë nga ana shpitërore, si dhe do t’ju motivojnë për të punuar më fort.

Shigjetari

Dita e sotme do të jetë me lajme të mira për sektorin profesional. Shefi juaj do t’ju përgëzojë për mbylljen e disa kontratave me sukses. Në jetën sentimentale po përjetoni momente të paharrueshme.

Bricjapi

Këto ditë do të bëni mirë të ndiqni instiktin tuaj sesa logjikën, siç keni bërë zakonisht. Mbyllni sytë dhe lëreni që gjithçka të shkojë siç duhet. Do të çliroheni nga një situatë e vështirë, e cila do t’ju bëjë të harroni gjithçka.

Ujori

Ditë jo e këndshme kjo e sotmja. Një mijë probleme për të zgjidhur, por që nuk dini nga t’ja filloni. Është mirë të merrni mbi supe disa përgjegjësi në punë dhe jo t’ja “ngecni” kolegëve. Mos u bëni pesimit, iu ndodh të gjithve një herë në jetë të jenë kështu. Jini vetvetja.

Peshqit

Sot do t’i kërkoni qiellit që të ndryshojë disa gjëra në jetën tuaj. Mundohuni të përballoni pasojat e një debate, pasi nuk do ndaheni aspak mirë me dikë. Mos prisni të faleni gjithmonë nga të tjerët, tanimë ka ardhur rradha juaj që të ulni hundën. Projekete të reja për shëndetin dhe dietën, respektoni pamjen tuaj edhe pse po vjen Shtatori./tvklan.al