Dashi – Dita e sotme për çiftet pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj. Shprehini sa më shumë ndjenjat. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë.

Demi – Gjatë kësaj dite partneri/ja nuk do ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Financat në përgjithësi do jenë të mira.

Binjakët – Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj partnerit/es, sqarojini gjërat sa më parë. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme.

Gaforrja – Do e keni më të lehtë të jetoni pranë atij që doni sot. Saturni do iu ndihmojë të qëndroni gjatë gjithë kohës në humor. Mos i lini pas dore mundësitë qe do iu jepen sot në planin financiar. Përfitoni.

Luani – Urani do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Falë influencës së mirë planetare financat do fillojnë të stabilizohen.

Virgjëresha – Sot do bëni gjithçka për të dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij/asaj ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vetë do ndiheni mjaft mirë! Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë.

Peshorja – Mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit/es tuaj sot. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai edhe mund të mërzitet. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme në sektorin financiar.

Akrepi – Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjenjë pasigurie në jetën në çift. Nëse kjo lidhje nuk iu jep kënaqësinë që prisni është më mirë t’i jepni fund. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë.

Shigjetari – Nëse keni tashmë një lidhje, marrëdhënia me partnerin/en tuaj do jetë më sensuale dhe pasiononte sesa zakonisht. Në sektorin e financave do keni më shumë besim tek vetja dhe do gjeni mundësitë e duhura për t’ia dalë mbanë.

Bricjapi– Pasioni në çift do të rindizet gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente, kujdes.

Ujori – Ambienti yjor do favorizojë dashurinë e çifteve. Do jeni edhe më sensualë dhe pasionontë gjatë kësaj dite si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Momenti ideal për të kryer investime.

Peshqit – Dashuria do iu verbojë gjatë kësaj dite dhe mund të dilni nga vetja juaj. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri/ja sepse do të pendoheni shpejt. Financat nuk do jenë të mira.

/tvklan.al