Dashi – Ekziston një forcë e fuqishme që ju kërkon të veproni sot. Dikush mund të jetë duke punuar kundër synimeve tuaja. Mos i lejoni të tjerët që ta bëjnë. Ju keni po aq të drejta sa të tjerët për të shprehur mendimet tuaja.

Demi – Ka shumë fuqi në fjalët tuaja. Ka një sasi të madhe të informacionit që duhet të ndahet me të tjerët. Ajo që ju dini, mund të jetë transformuese. Jini aktivë në biseda.

Binjakët  – Sot nuk duhet të heshtni. Vazhdoni të flisni. Dikush do të thotë diçka kuptimplotë. Jini të vëmendshëm për mundësi të reja.

Gaforrja –Ndikimet nga personat e tjerë mund të shkaktojnë një transformim serioz në mentalitetin tuaj. Ndërmerrni veprime që të dilni nga kufizimet shoqërore.

Luani – Sot jeni në ankth nëse duhet të thoni atë që keni në mendje. Bëni kujdes. Fjalët e tua mund të jenë më të ashpra se sa mendoni. Bëni kujdes ndaj emocioneve të njerëzve të tjerë. Mos i shkarkoni problemet tuaja tek të tjerë.

Virgjëresha –  Mendja juaj është e qartë sot. Sigurohuni që po ndihmoni veten dhe të tjerët. Ju keni aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar ndonjë problem mendor. Komunikoni me besim.

Peshorja –  Merrni kontrollin e gjërave kur shihni se diçka duhet bërë. Të tjerët mund të veprojnë me vështirësi dhe t’i shohin gjërat ndryshe nga të tjerët.

Akrepi –  Ju do t’i mendoni gjërat qartë sot. Bëni gjërat tuaja dhe lejoni të tjerët të bëjnë gjërat e tyre. Bëjeni jetën më të lehtë.

Shigjetari – Askush nuk do t’ju pyesë sot për atë që mendoni. Shprehuni. U keni dhënë njerëzve të tjerë mjaft kohë që të shprehen. Tani është koha që ju të thoni mendimet tuaja.

Bricjapi  –Mendja juaj sot është e mprehtë. Ka shumë fuqi pas mendimeve tuaja, prandaj përdorini me mençuri.

Ujori – Shprehni ndjenjat tuaja të vërteta. Nuk do të takoni asnjë person të ri nëse qëndroni brenda gjatë gjithë kohës. Nëse e doni dikë, shprehjani atij ose asaj.  

Peshqit – Mos e shpërdoroni sot kohën. Veproni me guxim. Asgjë nuk do të shpëtojë nga vëmendja juaj.

/tvklan.al