Dashi– Nuk do jeni aspak në humor sot dhe herë pas here do debatoni me atë që keni ne krah. Mos ia hidhni për çdo gjë fajin atij sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Në planin financiar gjërat do shkojnë më mire se disa ditë më parë dhe mund të kryeni pa frikë ndonjë shpenzim më tepër.

Demi – Dite e ndërlikuar dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me atë që keni në krah dhe situata do ndërlikohet mjaft. Financat duan më tepër vëmendje. Me pak kujdes dhe maturi situata mund të stabilizohet.

Binjakët – Pasioni do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite për ata qe janë në një lidhje. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë qe keni në krah dhe do dëshironi që të mos largoheni prej tij për asnjë çast. Në planin financiar duhet të bëni kujdes. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi më vonë.

Gaforrja – Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Shpenzoni kryesisht për gjerat më të nevojshme, jo për gjëra qejfi.

Luani – Marrëdhënia me partnerin do ecë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite. Do i tregoni partnerit edhe një sekret që ka lidhje me jetën tuaj familjare dhe kjo do iu lidhë akoma më shume. Në planin financiar do e dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që të mos e trondisni buxhetin.

Virgjëresha – Surprizat do jenë të shumta në jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme gjithashtu. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Të ardhurat do vijnë duke u pakësuar. Kujdes, nëse situata vazhdon njësoj do keni vështirësi të mëdha.

Peshorja – Do bëni çmos gjatë kësaj dite që ta përmirësoni jetën tuaj sentimentale dhe me pak mund do ia dilni mbanë. Mos kërkoni menjëherë që marrëdhënia të kthehet si dikur, por hidhini hapat një e nga një. Në planin financiar duhet të mos nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël do sjellë probleme të mëdha.

Akrepi – Do dashuroheni në mënyrë të çmendur sot, por e rëndësishme është që ju të dy të ndiheni sa më mirë të jetë e mundur. Mos dëgjoni aspak opinionet e të tjerëve, por bëni atë qe mendoni. Jeta sentimentale e çifteve mund të marre një kthese të re. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur nëse nuk doni të përballeni me probleme.

Shigjetari – Të dy me partnerin do mundoheni ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift gjate kësaj dite. Nëse flisni hapur dhe diskutoni për gjithçka do e arrini gjithçka më shpejt. Financat nuk do jenë të mira, kështu që mendohuni mirë para se të kryeni ndonjë investim të madh.

Bricjapi – Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin dhe nuk do toleroni aspak . Po vazhduat në këtë rrugë shumë shpejt do i jepni fund lidhjes që keni krijuar. Financat do jenë me të stabilizuara se kohët e fundit.

Ujori – Ditë e kontrastuar dhe mjaft problematike kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndikoheni shumë nga ato që do iu thonë të tjerët pa menduar se ata mund t’iu kenë inat dhe duan t’iu futin në grindje. Financat më në fund do stabilizohen dhe ju do jeni më të qetë.

Peshqit – Më në fund do e përmirësoni situatën tuaj në çift sot dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen së bashku. Ata që e kanë partnerin të shenjës se Bricjapit do marrin edhe një surprizë të këndshme. Financat do jenë të kënaqshme dhe nuk di keni as problemin më të vogël në këtë sektor./

tvklan.al