Dashi –  Sot e gjithë dita do iu shkojë duke u marrë më punë, pasi jeni tepër të fokusuar tek projektet që keni marrë përsipër. Partneri juaj kërkon nga ju që të mos impenjoheni kaq shumë në punë, por ju jeni të vendosur t’i çoni gjërat deri në fund.

Demi – Sot do të keni vizita nga disa miq të vjetët dhe kjo gjë do t’ju gëzojë pa masë. Ndryshimet tuaja të shtëpisë janë dhe arsyeja e vizitës së miqve tuaj. Shijoni ditën nën shoqërinë e tyre.

Binjakët –Sot është një ditë me fat për ju. Nëse jeni singël bëni një shëtitje dhe keni për të njohur njerëz të rinj me të cilët do të kaloni shumë mirë. Planifikoni një udhëtim jashtë qytetit, pasi keni nevojë për të ndryshuar ambient.

Gaforrja – Në ambientet e punës do të përballeni më njohje të reja. Mos u shqetësoni dhe habisni nëse një koleg i zyrës ju shpreh interes.  Pranoni ftesat dhe shijoni çdo moment. Bëni kujdes me shëndetin.

Luani – Sot do të ndiheni plot energji dhe në formë për të përballuar të gjitha sfidat me të cilat do të ndesheni. Është koha për të marrë një vendim në familje, prandaj merri kohën e duhur dhe jepni mendimin tuaj.

Virgjëresha- Sot do të përfshiheni nga mungesa e humorit, ç’ka do të ndikojë dhe në ambientin përreth. Kjo situatë do t’ju shoqëroj gjatë gjithë ditë. Merrni disa ditë pushim dhe relaksohuni, pasi keni shumë nevojë.

Peshorja – Do përfshiheni në shumë aktivitete me miqtë tuaj. Nëse jeni beqarë do të keni mundësi për të njihni njerëz të rinj. Përdorni të gjitha mundësitë tuaj për të marrë më të mirën nga njerëzit.

Akrepi– Çështjet e karrierës mund t’ju detyrojnë që të kaloni më shumë kohë në zyrë, sesa me miqtë tuaj. Dilni nga guacka dhe mos mendoni gjatë gjithë kohës vetëm për punë. Shijoni fundjavën.

Shigjetari – Bëni kujdes në punë, pasi disa persona kanë ndërhyre në punët tuaja. Partneri do ju surprizsojë prandaj merrni anën pozitive.

Bricjapi –Biznesi dhe projektet e reja do të jenë temë e ditës suaj. Gjërat do të ndryshojnë dhe jeta juaj do të marrë drejtim tjetër. Së shpejti do të udhëtoni në një vend që prej kohësh e kishit ëndërruar.

Ujori – Mundësi të reja në aspektin profesional. Do të merrni detyra të reja çdo do t;ju bëjë që të ndryshoni komplet gardërobë. Është koha për te bërë shooping. Dilni në fundjavë me miqtë.

Peshqit – Do të përfshiheni në një biznes së bashku me partnerin tuaj. Dëgjoni këshillat dhe idetë e tij dhe më pas merrni vendimi. Mos u nxiton, pasi do i prishni punë vetes në se merrni vendime në nerva e sipër.

/tvklan.al