Dashi

Lum si ju sot pasi do të keni një ditë të shkëlqyer për t’u argëtuar. Të tjerët nuk e prisnin që do të ishit ju sot personi që do të marrë vemendjen e të gjithve. Jeni tip që nuk preferoni të fshihni asgjë dhe ndjenat për ju janë gjithnjë në plan të parë. Në zemrën tuaj të madhe ka vend për të gjithë.

Demi

Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar për ju. Nuk dini se çfarë të zgjidhni më parë, pasi edhe në shtëpi keni plot probleme. Nga pasditja situata do të ndryshojë disi. Nëse jeni i dashuruar, mbrëmja do t’ju “ëmbëlsojë”, duke përjetuar ndjesi të reja.

Binjakët

Entuziazmi i ditës së sotme i dedikohet yjeve. Do të mund të nënshkruani disa projekte të reja të cilat do t’ju ndihmojnë shumë për të ardhmen. Ndikimi i Venusit do të bëjë që të krijoni miq të rinj, por në fillim do të mbyllni një zënkë me një mikun tuaj të vjetër. Nuk duhet të ketë sekrete  mes jush dhe personit të zemrës.

Gaforrja

E keni  mendjen vetëm të paratë, por për fat të mirë një dritë jeshile është përpara jush. Mundohuni t’i përkushtoheni më shumë vetes nga ana shëndetësore, pasi jo gjithçka është mirë. Një udhëtim do t’ju bëjë të ndiheni super, pasi do të gjeni disa surpriza të ëndërruara.

Luani

Një buzëqeshje e bukur është stampuar në buzët tuaja, falë ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Dita nis me përfshirjen tëndë në sferën sentimentale dhe më pas me disa punë biznesi të cilat i keni lënë në gjysmë. Surpriza dhe emocione të forta do të përjetoni gjatë mbrëmjes.

Virgjëresha

Moment idela për t’ju përkushtuar profesionit tuaj të ëndërruar. Përpiquni të jepni maksimumin në një takim pune, pasi do t’ju vlejë për gjithë jetën. Ana sentimentale është pjesa më e bukur e jetës deri më tani.

Peshorja

Ndikimi i planeteve në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë që më në fund të shprehni hapur ndjenjat tuaja. Për të patur suksesin e dëshiruar në punë është mirë që të integroheni edhe me të tjerët, në mënyrë që të merrni sugjerime dhe këshilla. Jeta private qendron në vend, por ka nevojë për më shumë emocion.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme. Nuk do t’ju duhet më të kontrolloni me imtësi se sa shpenzoni, pasi sot keni një mundësi shumë të mirë për të bërë biznes. Ky fitim nga ana ekonomike, do t’ju bëjë të përjetoni një jetë tjetër, larg çdo stresi. Mbrëmje shumë e këndshme nga ana private.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e bukur për shenjën tuaj falë mbështetjes së Hënës dhe Venuesit. Do të jeni plot energji këtë të mërkurë, duke bërë që të ndiheni super me personat që komunikoni. Përpiquni të merreni pak me sport edhe pse po e lëmë pas verën.

Bricjapi

Ditë impenjuese kjo e sotmja, pasi duhet të zgjidhni me shpejtësi shumë punë njëkohësisht. Mbase kjo është edhe një provë për ju, për të parë se sa jeni në  gjendje të sfidoni veten. Jeta në çift ka mbetur pezull, pas një problemi ende të pazgjidhur mes jush.

Ujori

Është një e mërkurë kjo që nuk duhet të thoni çfarë t’ju kalojë nëpër mendje. Nëse disa punë ju duken shumë të vështira, bëni mirë të mos ndërhyni. Do të ishte zgjidhje më inteligjente.

Peshqit

Ditë “anonime”, të paktën kështu do të mbetet deri pasdite kur Hëna të kalojë brenda shenjës tuaj. Impenjimi me disa punë, do t’ju bëjë të harroni që në mbrëmje keni lënë një takim me partenrin tuaj. Harresa juaj nuk do të ndikojë mirë në marrëdhënien tuaj./tvklan.al