Dashi

Do të ndiheni disi konfuzë në përpjekje për të gjetur mënyrën e duhur për të arritur aty ku dëshironi. Nga njëra anë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë ju thërrasin për t’u shfrenuar, të merrni kurajo dhe të bëni atë që ndjeni. Nga ana tjetër, ndjenja e detyrimit bën që të stepeni. Merrni më të mirën nga të dyja.

Demi

Romanticiteti do të mbizotërojë ditën e sotme. Sa më shumë t’i besoni kësaj ane aq më të lumtur do të ndiheni. Megjithatë, qëndroni me këmbë në tokë. Kujdesuni që të keni një bazament të fortë e të qëndrueshëm. Pa këtë të fundit mund t’ju marrë “era”.

Binjakët

Bëni detyrat që ju takojnë. Një ndjenjë se koha po kalon me shpejtësi dhe pa e vënë re do të mbizotërojë sot. Sigurohuni që bëni pjesë të saj dashurinë dhe romancën. Mund të hasni rezistencë në fillim në këtë fushë, por në fund do t’ia arrini qëllimit.

Gaforrja

Dy anë të ndryshme po përplasen me njëra – tjetrën dhe kjo po krijon një gjendje parehatie. Përpiquni të kuptoni çfarë duhet bërë për të gjetur ekuilibrin dhe për të përmbushur detyrimet tuaja. Dikush që keni për zemër mund të jetë shkak për shpërqendrim. Përpiquni ta mbani situatën nën kontroll.

Luani

Tensioni do të mbizotërojë tek pjesa më të madhe të atyre që ju rrethojnë. Disa do të kenë nevojë për një ndjenjë të fortë stabiliteti dhe disipline. Të tjerë mund të jenë në kërkim për t’ia kaluar mirë apo për mundësi karriere. Kujdes pasi do të gjendeni në mes të kësaj vorbulle.

Virgjëresha

Kujtoni gjithmonë që keni lindur për të shijuar jetën dhe për të qenë të lumtur, sidomos sot. Kjo pasi do të ketë disa faktorë të jashtëm që do të përpiqen të ndikojnë në gjërat tuaja. Bazat i keni të forta, nëse mbani mend këtë gjithçka do të shkojë mirë.

Peshorja

Më shumë se çdo njeri tjetër, sot do të ndjeni nevojën për stabilitet. Kjo energji mund të ndikojë disi në çështje që lidhen me lumturinë tuaj. Mund të mos e kuptoni me të parën, por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, lumturia mund të shkatërrohet pak nga pak. Sigurohuni që t’i mbani fort gjërat që i japin jetës tuaj pasion dhe qëllim.

Akrepi

Nëse nuk bëni kujdes me fjalët rrezikoni që të krijoni tensione të kota. Problemi qëndron që do të ketë disa faktorë që do t’ju shtyjnë. Fokusohuni në një gjë të caktuar duke u distancuar nga të tjerët.

Shigjetari

Vështroni me vëmendje se çfarë po ndodh rreth e rrotull. Disa gjëra kërkojnë vëmendje të veçantë për të arritur në një përfundim të caktuar. Do të ketë disa forca të jashtme që do të përpiqen t’ju hedhin në drejtime të ndryshme. Mos e detyroni veten për t’i zgjidhur gjërat vetëm në një mënyrë.

Bricjapi

Diçka nuk shkon mirë në jetën tuaj sentimentale. Mund të shfaqen konflikte për shkak të mungesës së stabilitetit. Çekuilibri mes lumturisë dhe kujdesi për tjetrin mund të çojnë në një shkatërrim të ngadaltë të gjërave të mira që keni në jetë. Jepini zgjidhje sa më parë këtij problemi.

Ujori

Në momentin kur mendoni se gjithçka është në vendin e duhur dhe i keni gjetur zgjidhje, dikush do t’ju bëjë të mendoni të kundërtën. Papritur vëmendja juaj do të përqendrohet diku tjetër. Kjo mund të jetë diçka e mirë, por edhe negative. Çelësi qëndron në gjetjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes tyre.

Peshqit

Zemra do t’ju bëjë të ndiheni tepër romantikë dhe kjo do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Lajmi i keq është se diçka do të përpiqet t’ju presë hovin. Ndoshta ndjenja e përgjegjësisë do të futet në skenë për t’ju kujtuar se duhet të merreni me disa gjëra të rëndësishme, duke iu shkëputur kështu nga bota e ëndrrave./tvklan.al