Dashi – Do të jetë një ditë mjaft interesante. Ka shumë mundësi që ju të kërkoni me ngulm të zgjidhni ndonjë çështje të lodhshme, detajet e një projekti ose një problem në lidhje me jetën tuaj personale. E vetmja gjë që për ty do të ketë sot rëndësi do të jetë zgjidhja e këtij problemi.

Demi – Nëse lidhja juaj është e fortë, kjo ditë do jetë mjaft e bukur dhe emocionuese. Do keni shume besim tek partneri dhe nuk do i mbani inat atij nëse do iu bëjë ndonjë kritike. Financat do jenë mjaft delikate. Mundohuni të mos nxitoheni që të mos keni probleme te mëdha.

Binjakët – Përpara keni një ditë ngjeshur. Mos planifikoni asgjë tjetër. Shtëpia, familja ose partneri juaj ka gjasa që të kërkojë një marrëveshje prej jush.

Gaforrja –  Kapni mundësinë për të firmosur një kontratë ose për të hyrë në një marrëveshje. Dy mendje janë më mirë se një. Një partner do t’ju lehtësojë barrat dhe do t’ju lejojë të adaptoni një qasje më kreative ndaj punës. Kur gjërat t’ju duken të mërzitshme, partneri juaj do të jetë i kënaqur të marrë situatën nën kontroll. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse ju duhet.

Luani – Nëse nuk stërviteni mjaftueshëm fizikisht, kjo do të ishte koha e duhur për ta bërë dhe për të shkuar në palestër. Akoma më mirë do të ishte të merrnit pjesë në një aktivitet sportiv në grup.

Virgjëresha – Jeni një person i dashur, i ngrohtë dhe afektiv. Nuk e keni të vështirë të tërhiqni admirues. E vështirë është të zgjidhni personin e duhur për të pasur pranë. Kur jeni në dyshime, zgjidhni atë person që ju bën të qeshni më shumë. Ju keni tendencën të jeni shumë analitik. Një partner që ju ndihmon të shihni anën gazmore të gjërave është një asset i shtuar. Jeni me dikë? Do të jetë kohë e bukur për të planifikuar disa pushime bashkë. Vizitoni një vend të njohur për bukuritë natyrore.

Peshorja – Kujdesi për të dashurit tuaj ju jep një ndjenjë përkatësie. Kujdesi për një të moshuar, për fqinjët, për kafshët shtëpiake, apo lulet ju bën të harroni problemet dhe përmirëson mirëqenien tuaj. Mos u surprizoni kur dikush të vijë e t’ju rrëfejë se është i mahnitur nga ju. Nëse keni një partner, lëreni t’ju rrethojë me afeksionin e tij.

Akrepi – Fitimi i aftësive të reja do të jetë më emocionues se çe prisnit. Do të shijoni kohën që do të kaloni me një ekspert me përvojë i cili vlerëson inteligjencën tuaj. Me kurajon e tij, do të arrini nivele akademike të cilat nuk i kishit menduar kurrë. Si rezultat, do t’ju ofrohet një vend premtues pune dhe do të keni edhe një burim tjetër të ardhurash, kështu do të planifikoni disa udhëtime. Përgatituni që kursi juaj i jetës të ndryshojë.

Shigjetari – Do të merrni ca para për një shërbim që keni bërë dhe do t’ju mundësojnë të blini ca gjëra luksoze. Edhe pse nuk jeni shumë materialist, i vlerësoni çështjet kulturore. Shkoni në një restorant ekzotik ose blini disa objekte që evokojnë ndjesi ekzotike. Nëse po kërkonit punë, mendoni të bëheni pjesë e një kompanie që operon jashtë vendit.

Bricjapi – Personaliteti juaj dinamik i bën të tjerët të ndihen mirë. Edhe personat më të ndrojtur të rrethit tuaj social, janë më të gjallë kur ju jeni në skenë. Punëdhënësi juaj mund të ndihet i kërcënuar nga ky popullaritet që keni. Por ky nuk është problemi juaj, është i tij. Kjo është koha më e mirë për të organizuar një festë.

Ujori – Përfshirja në një organizatë humanitare do të nxjerrë në pah anën tuaj të dhembshur. Jeni lodhur duke u fiksuar pas punës dhe parave. Do t’ju tërheqë ideja e të bërit të botës një vend më të mirë. Jo vetëm që do të ndiheni mirë, por do të njihni edhe miq që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Mos u surprizoni kur t’ju ofrohet një pozicion drejtues në këtë organizatë.

Peshqit – Po kërkoni punë? Përhapeni këtë lajm tek miqtë, fqinjët dhe të afërmit. Dikush do të dëgjojë për një pozicion perfekt për ju. Do të jetë një punë ku duhet vetëm të ushtroni imagjinatën tuaj. Dhe kjo është puna e ëndrrave për ju , pasi punët rutinë shtypin fantazinë dhe personalitetin tuaj. Mos u vini vesh kritikave. Do të qeshni ju i fundit kur të bëheni një prej njerëzve më të talentuar në punën tuaj.

/tvklan.al