Dashi – Në qendër të ditës së sotme do të jetë dashuria dhe partneri. Tregoni vëmendjen maksimale ndaj personit që keni në krah dhe shijoni me të çdo moment. Ditët që vijnë shfaqen mjaft interesante.

Demi – Nëse shihni se dikush është më kurioz seç duhet, ka gjasë që po kurdis diçka. Përpiquni të qëndroni larg tyre, asgjë e mirë nuk do të vijë nëse i bëni miq dhe i tregoni rreth vetes.

Binjakët – Herët a vonë do të duhet të merrni një vendim të rëndësishëm që lidhet me punën. Shikoni mundësinë më të mirë dhe më pas merrni vendimin që besoni se është i duhuri. Mbështetjen e gjysmës tjetër e keni, ndaj nuk ka vend për t’u merakosur më shumë seç duhet.

Gaforrja – Tregohuni më shumë të kujdesshëm ndaj njeriut që keni në krah dhe mos neglizhoni gjërat e vogla. Ato janë të rëndësishme dhe e bëjnë tjetrin të ndihet i vlerësuar.

Luani – Një mbrëmje me miqtë, larg zhurmës së qytetit apo ambienteve të zakonshme do të ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur fundjavën. Organizoni diçka ndryshe dhe ftoni të gjithë ata që keni kohë pa takuar.

Virgjëresha – Java e ardhshme do të jetë e ngarkuar, ndaj shfrytëzojeni këtë të diel për t’u shplodhur e për të qëndruar me familjen. Puna do të kërkojë maksimumin e energjive, ndaj bëhuni gati.

Peshorja –Mos u shqetësoni për atë që mund të mendojnë të tjerët dhe merrni vendime që besoni se janë të duhurat. Ditën e sotme do të takoni njerëz për të cilët kishit mall dhe do të kaloni mjaft bukur. Mund të merrni edhe dhurata.

Akrepi – Gjendja financiare është e mirë, ndaj lërini shqetësimet mënjanë dhe merrni disa ditë pushim. Keni punuar fort e është e nevojshme që të qetësoheni e të shijoni bregdetin.  

Shigjetari – Sot do t’ju mungojë dëshira për të bërë çdo gjë. Do t’ju duhet diçka shumë e rëndësishme për t’ju nxjerrë nga shtrati. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, duhet t’i jepni vetes kohë për pushim.

Bricjapi – Dashuria është shumë e rëndësishme, sidomos kur këmbehet me të njëjtën monedhë. Kjo do të jetë edhe pjesa më interesante e ditës së sotme. Ju pret një 24 orësh i mbushur me pasion.

Ujori – Mos flisni më shumë seç duhet, mund të futeni në telashe. Ndonëse qëllimi mund të jetë i mirë, ndonjëherë një fjalë më shumë mund të bëhet shkak për konflikte të panevojshme.

Peshqit – Nëse dikush ju kërkon ndihmë pa dhënë gjë në këmbim, bëni mirë të qëndroni larg tyre. Disa njerëz e kanë në natyrë që të përfitojnë dhe karakteri juaj i brishtë mund të bjerë pre e mashtruesve me lehtësi./tvklan.al