Dashi

Përfundojeni atë që keni nisur. Yjet janë në anën tuaj, sidomos paradite. Partneri/ja duket shumë i distancuar nga ju, por mundohuni ta kuptoni. Në këtë periudhë mund të zbuloni se keni larguar shumë persona me mënyrën tuaj të të bërit të gjërave.

Demi

Hidhni pas shpine të gjitha vuajtjet e së kaluarës. Marsi do t’ju bëjë shumë nervoz dhe nuk do të mungojnë përplasjet kudo. Duhet të impenjoheni seriozisht nëse dëshironi të arrini qëllimin e shpresuar. Nëse jeni nga ata që ndihen vetëm, atëherë ndryshoni ndonjë zakon të përditshëm.

Binjakët

Më mirë të keni pak miq. Ruhuni nga mashtrimet sot. Bëni kujdes për çdo gjë që do t’ju propozohet dhe mos u besoni personave lajkatarë.  Vishuni në mënyrë elegante dhe do të ndiheni më të sigurt.

Gaforrja

Është dita kur mund t’i dedikoheni pak shtëpisë suaj. Në familje ka disa diskutime. Do të merrni një letër. Në aspektin e punës dhe atë personal do të jeni paksa të turbullt.  Mos u bëni agresiv.

Luani

Zhgënjim nga një përgjigje negative. Mos u trishtoni, por zgjidhni menjëherë një rrugë tjetër.  Përfitoni nga shoqëria e gatshme e një miku/eje për të hequr pak mendjen. Limitoni ushqimin dhe mbi të gjitha duhanin, nëse e pini atë.

Virgjëresha

Do të nisë një periudhë krejt e re për ju. Do t’ju duket se dalëngadalë gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur.  Marsi do t’ju bëjë aktivë, por edhe pak prepotent. Jini më shumë diplomatik.

Peshorja

Dita do të jetë e mërzitshme. Disa të shenjës së peshores do të kenë probleme ekonomike. Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj. Mundësi të pakta, por të mira për të njohur njerëz të rinj dhe interesantë.

Akrepi

Do të keni forcën e duhur për të përballuar një situatë që po ju mundonte prej kohësh. Luftoni me inteligjencë dhe mbajini larg miqtë tuaj.  Nuk mund të merrni më të mirën në dashuri nëse keni lindur të enjten ose të shtunën. Beqarët mund të gjejnë ngushëllim në një dashuri të re.

Shigjetari

Jini të dashur dhe të kuptueshëm. Shumë persona do t’ju kthejnë shpinën, por mos u shqetësoni dhe përballojeni gjithçka me qetësi. Por të lindurit në ditën e martë, të enjte dhe të shtunë do të marrin lajme të reja, pozitive.

Bricjapi

Mos u dorëzoni dhe mos i besoni një personi që flet shumë, por pa fakte. Do të jeni të favorizuar në mënyrë të veçantë nëse keni një aktivitet personal. Shumë këshilla nga të afërmit do të jenë të duhurat në ditën e sotme.

Ujori

Do të merrni lajmet që prisnit dhe sigurisht kjo gjë do t’ju gëzojë pa masë. Por kujdes, mos i tregoni askujt sekretet tuaja të vogla. Përpiquni të studioni situatën në të cilën mund të zgjidhni problemin që ju shqetëson.

Peshqit

Ndiqni rrugën tuaj dhe mos prisni mirënjohje. Kujtohuni dhe mos e humbni shpresën se kush bën mirë herët a vonë gjen mirë.  Keni frikë të përballeni me realitetin teksa po kaloni momente krize në çift. Heshtja nuk ndihmon në çdo rast./tvklan.al