Dashi – Kujdes me ironinë gjatë kësaj dite sepse do keni probleme me partnerin. Me mirë thuajini gjërat ashtu si i mendoni. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do iu ndihmojë të jeni më të organizuar.

Demi – Nëse kujdeseni me tepër për atë që keni në krah dhe nuk e lini vetëm për asnjë moment, gjerat do të shkojnë më së miri ne jetën tuaj ne çift. Planetët do jenë aleatet më të mirë në planin financiar. Ata do iu ndihmojnë të mos keni asnjë vështirësi.

Binjakët – Falë mbështetjes që do iu japë Jupiteri gjatë kësaj dite do e përmirësoni marrëdhënien në çift dhe do përjetoni momente te paharruara. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe nuk pritet as problemi më i vogël.

Gaforrja – Ditë e favorshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te të dashuruarve. Surprizat e bukura do jenë të njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Në planin financiar do keni vetëm një objektiv: të rrisni të ardhurat. Do ia arrini qëllimit.

Luani – Komunikimi në çift do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe do flisni hapur për gjithçka sot. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për te kaluar ndonjë aventure të shkurtër. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura.

Virgjëresha – Ditë e bukur dhe e mbushur me lumturi sot. Do ndiheni si në ëndërr pranë atij që dashuroni. Shprehjani edhe ju sa te mundni ndjenjat. Për financat do jete dite e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi qe do bëni nëse nuk doni të keni probleme.

Peshorja – Falë mbështetjes së planetëve do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij të gjitha pakënaqësitë. Ne këtë mënyrë ai do e kuptoje mërzitjen tuaj dhe do mundohet ta përmirësojë situatën. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike dhe mund të bëni shpenzimet e duhura.

Akrepi – Kujdes, nën influencën negative të Neptunit partneri juaj do tregohet më i rrepte dhe nuk do tolerojë asgjë. Mundohuni te mos i shkoni kundër nëse nuk doni që situata të përkeqësohet. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet nëse doni që situata të jetë e qëndrueshme.

Shigjetari – Ditë e favorshme kjo e sotmja për dashurinë. Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë te hedhin hapa me tej, ndërsa ata qe janë vetëm do jene te vendosur për ta bëë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Në planin financiar duhet te shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.

Bricjapi – Tregohuni besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e te dashurit tuaj askush nuk e ka. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur për te përballuar problemet.

Ujori – Mos i kërkoni partnerit tuaj gjëra te pamundura sot sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund të arrihet menjëherë. Mbrëmja do jete e këndshme. Financat do jenë në përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni të tregoheni ende të matur me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit – Klima në jetën ne çift do jete sa shpërthyese po aq edhe e ngrohtë sot. Here do dashuroni ne mënyrë pasionante e herë do debatoni fort për gjera të kota. Kujdes mos e teproni. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme me vone.

/tvklan.al