Dashi – Mëngjesi do t’ju gjejë duke u marrë me punë. Do të shpenzoni edhe para për shtëpinë dhe dikush në moshë do t’ju ofrojë ndihmë financiare. Mos e lini rastin t’iu ikë nga duart.

Demi – Mëngjesin e sotëm do të jeni me humor negativ kryesisht për shkak të debateve që do të lindin me pjesëtarë të familjes. Evitoni takimet me miq apo të afërm pasi humori që keni do të prekë edhe të tjerët. Edhe në punë mundësitë për të bërë para janë të pakta ndaj mos guxoni.

Binjakët – Në mëngjes, një i afërm do ju sjellë një lajm jo të këndshëm. Mund t’ju duhet të niseni për një udhëtim të gjatë. Do të duhet t’i jepni makinës dhe është e këshillueshme që të bëni kujdes me rregullat e qarkullimit rrugor.

Gaforrja – Sot është dita e duhur për t’u marrë me punë të rëndësishme që kërkojnë ide dhe mbështetjen e të tjerëve. Do të keni mundësinë të bëni ndryshime në shtëpi. Është e këshillueshme që të mos merrni përsipër më shumë gjëra nga çmund të përmbushni.

Luani – Kjo do të jetë një ditë e karakterizuar me një ndjenjë të fortë vetëbesimi dhe do të ndiheni tepër të fokusuar. Nëse keni kohë që mendoni për të kërkuar për një pozicion të ri pune, sot është momenti i duhur.

Virgjëresha – Do të keni një ditë shumë të zënë, me shumë gjëra nëpër duar dhe nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë. Mos rrezikoni, sot fati nuk është në anën tuaj. Evitoni debatet me partnerin.

Peshorja – Mund të keni probleme që lidhen me jetën sentimentale dhe kjo do të bëjë që të ndiheni disi melankolikë. Pasditja do të jetë më interesante dhe do t’ju rikthejë humorin.

Akrepi – Do të ndiheni të mbushur me energji sot dhe mund ta gjeni veten duke bërë disa gjëra dhe duke biseduar me më shumë se 2 veta njëkohësisht. Ndonjëherë gjërat ndodhin atëherë kur nuk i prisni ndaj përgatituni për supriza.

Shigjetari – Mund të mos jeni në humor shumë të mirë për shkak të problemeve financiare, por nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi është periudhë që do të kalojë shumë shpejt.

Bricjapi – Një projekt që mund t’ju sjellë të ardhura do të jetë në fokusin tuaj sot. Nëse deri më tani nuk e keni parë me seriozitet, bëni mirë të ndryshoni mendim. Energjia pozitive do të reflektohet si fizikisht ashtu dhe mendërisht.

Ujori – Përdoreni krijimtarinë për të zgjidhur çdo problem që mund t’ju dalë përpara. Mos e kushtëzoni veten që të përdorni vetëm mënyra racionale. Është koha që të eksploroni anën tuaj intuitive dhe të përmbushni çdo detyrë falë saj.

Peshqit – Mos u fshihni pas bisedave dhe kërkoni për kuptimin e vërtetë që fshihet pas fjalëve. Do ta gjeni forcën brenda vetes. Përgatituni që të tregoheni kokëfortë sot në mënyrë që të shfaqni një prezencë të fuqishme./tvklan.al