Dashi

Një person vizionar ka dëshirë t’iu japë mbështetjen e tij sot. Së bashku do të jeni në gjendje të nisni një biznes ose një organizatë bamirësie. Në vend që të ndiqni një model nga modelet e deritanishme krijoni një mënyrë të re të shitjes së produkteve ose të shërbimeve furnizuese.

Demi

Është një kohë e shkëlqyer për të studiuar për një test apo për të mësuar një aftësi të komplikuar. Progresi juaj do të jetë i ngadaltë, por mos u shqetësoni. Nëse jeni të duruar do të mësoni deri në perfeksion.

Binjakët

Ju jeni një person që nuk ju pëlqen të bëni të njëjtën gjë çdo ditë. Të keni një llojshmëri. Ndjeni një dëshirë të fuqishme për të zgjeruar horizontet tuaja. Ndaj shikoni përreth dhe lëvizni.

Gaforrja

Të besoni tek një person i besueshëm do të pakësojë stresin tuaj. Jeni lodhur duke ruajtur qetësinë për problem që ju shqetësojnë. Nëse keni mësuar diçka shokuese për një person të rëndësishëm ose ndjeheni fajtor për diçka të shkuar tani duhet të pastroheni.

Luani

Jeni i vendosur të gjeni drejtësinë për dikë i cili ka qenë gabim. Ju nuk keni frikë nga konfrontimi, veçanërisht kur është fjala për t’u shqetësuar për princip. Rezistojini tundimit për të ndërmarrë një projekt të ri. Të bëni një udhëtim të shkurtër për kënaqësi do të jetë lehtësuese.

Virgjëresha

Mënyra më e shpejtë për të rritur besimin tuaj është të gjeni një rol të sigurt në punë. Të mësoni si të performoni detyra të specializuara do t’ju bëjë të domosdoshëm. Ju nuk e dini kurrë se kush mund t’ju ndihmojë në një moment të caktuar.

Peshorja

Mos u ndjeni të frikësuar të promovoni talentin tuaj. Jeni në një pozicion për të qëndruar në një rol që do të jetë shumë argëtues. Konkurrenca është e ashpër. Mos lejoni që dikush t’ju zbehë shkëlqimin.

Akrepi

Detyrat shtëpiake mund të qetësojnë tensionin që ju ka kapur. Shfrytëzoni këtë ditë për të gatuar, pastruar dhe zbukuruar shtëpinë. Jini të vëmendshëm të mos përmbyteni nga një energji e errët pesimiste. Rrethojeni njerëz me njerëz plot humor.

Shigjetari

Aftësia për të menduar me këmbë në tokë do t’ju bëjë popullorë në punë. Kolegët mbështeten tek ju për t’u bërë ballë situatave emergjente, që shumicën e njerëzve i vendosin në panik. Kjo aftësi juaja është shumë e vlerësuar.

Bricjapi

Vendosni mënjanë para, sepse kjo do t’ju sjellë qetësi mendore. Mos u tregoni xhepa shpuar, pasi në të ardhmen do të keni probleme të shumta. Bëni kujdes po ashtu për shëndetin.

Ujori

Jeni të drejtpërdrejtë dhe të vendosur. Ky është një moment i mirë për të formuluar një plan veprimi. Nëse keni kundërshti do jeni në gjendje të bisedoni për mënyrën si mund të dilni nga një problem. Përdorini fuqitë tuaja bindëse për të fituar mbi të tjerët.

Peshqit

Besojini intuitës suaj kur vjen fjala për të marrë një vendim të madh. Jeni lodhur duke bërë çfarë është praktike. Të afërmit do të jenë të habitur dhe të shtangur dhe do të thonë se jeni të destinuar të dështoni. Mos i merrni seriozisht këto parashikime./ tvklan.al