Dashi – Marsi do jetë planeti më i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Ai do iu nxitë të tregoheni më tolerantë me partnerin/en dhe t’i pranoni edhe gabimet që do bëni. Në planin financiar mos bëni sakrifica të mëdha për të përmirësuar buxhetin.

Demi – Ditë harmonike dhe e mbushur me gëzim kjo për gjithë të dashuruarit. Askush nuk do arrijë ta prishë atmosferën e ngrohtë dhe ju do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Financat nuk do kenë asnjë problem. Situata do jetë përgjithësisht e qëndrueshme.

Binjakët – Edhe gjatë kësaj dite do përballeni me vështirësi të shumta në jetën tuaj në çift dhe debatet nuk do kenë të sosur. Si ju ashtu edhe partneri/ja do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Financat do kërkojnë më tepër përkujdesje dhe maturi.

Gaforrja – Nëse jeni në një lidhje duhet të prisni edhe disa ditë para se të merrni vendime të mëdha. Sot nuk është momenti i duhur, kështu që bëni gjërat e zakonshme. Në planin financiar duhet të reflektoni njëqind herë para se të bëni çdo shpenzim.

Luani – Bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite sepse atmosfera në çift mund të ndërlikohet së tepërmi. Tregohuni më tolerantë dhe të kuptueshëm. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha, është mënyra e vetme për ta përmirësuar situatën.

Virgjëresha – Ditë e mirë për të sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet me partnerin/en gjatë kësaj dite. Të dy do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do premtoni që nuk do i përsërisni kurrë më. Në planin financiar do rrezikoni shumë po kryet investime të pamatura.

Peshorja – Çiftet do shkojnë nëpër festa të këndshme të organizuar nga miqtë dhe do kalojnë momente më te këndshme në krahët e partnerit/es. Financat nuk do jenë të mira. Kujdes.

Akrepi – Ditë shumë e qetë dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojini për të folur seriozisht mbi disa tema që iu kanë shqetësuar prej kohësh sepse partneri/ja do jetë më i gatshëm për të bashkëpunuar. Në planin financiar gjendja do jetë e qëndrueshme.

Shigjetari – Partneri/ja ka shumë mundësi t’iu bëjë një propozim serioz gjatë kësaj dite dhe gjithçka do ndryshojë për ju. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë ashtu si keni dëshiruar, bëni kujdes.

Bricjapi – Do jeni mjaft sensualë gjatë kësaj dite dhe do e bëni partnerin/en të ridashurohet me ju. Në mbrëmje emocionet do jenë akoma më të forta sesa mendonit. Financiarisht do keni goxha ndryshime.

Ujori – Keqkuptimet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe për pasojë debatet nuk do kenë të ndalur. Do trishtoheni së tepërmi dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Falë ndikimit të Diellit në planin financiar situata do fillojë të përmirësohet.

Peshqit – Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme gjatë kësaj dite. Do keni më tepër kohë të lirë dhe do qëndroni më tepër me atë që dashuroni. Ambienti do jetë romantik. Në planin financiar duhet të reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi. /

tvklan.al