Dashi – Shijojeni shoqërinë e familjarëve e miqve tuaj dhe mos e mbani mendjen te puna e paratë. Relaksohuni dhe lërini të tjerët të kujdesen vetë për veten. Dikush mund t’ju bëjë një suprizë sot.

Demi – Ata që ju rrethojnë do të jenë të mbushur me energji negative, ndaj përpiquni të mos përfshiheni në asnjëlloj debati apo konflikti. Nëse pyesni dikë për këshillë ka shumë gjasa të merrni një të gabuar. Më e mira që mund të bëni është që t’i mbani gjërat për vete dhe të kaloni më shumë kohë vetëm. 

Binjakët – Miq dhe familjarë do të vijnë për t’u këshilluar. Tregohuni të matur dhe të rezervuar në mendimin që jepni, pasi është njerëzore që të mos kesh gjithmonë të drejtë. Mbështeteni mendimin në inteligjencën tuaj, në mënyrë që të qëndroni në ekuilibër.

Gaforrja – Në një moment të ditës mund t’ju kapë një gjendje trishtimi, pasi do të ndjeni mungesën e dikujt që duhet të ishte mes jush. Më e mira që mund të bëni është që të përqendroheni tek ata që ju rrethojnë, pasi janë njerëz që ju duan.

Luani – Sot do të kaloni shumë kohë me familjen, megjithatë pasdite do të keni kontakte me shumë miq e të njohur. Në një moment të ditës do të jeni në qendër të vëmendjes. Do të ndiheni tepër të vlerësuar dhe mirënjohës për fatin që ju ka rënë.

Virgjëresha – Është një moment shumë i mirë për të përfituar nga vetmia dhe për të përmbushur disa qëllime. Përqendërimi dhe imagjinata janë në nivele të larta dhe nuk do të ndaleni derisa të mbaroni punën e nisur. Nëse keni nisur një projekt do të rezultojë tepër i suksesshëm.

Peshorja – Nuk do të ndiheni të motivuar siç do të dëshironit dhe do ta keni mendjen tek gjëra personale që do të donit të mbaronit. Në mbrëmje mund të keni miq apo mund të dilni me partnerin, ndaj bëni mirë t’i jepni duarve dhe mbase të shtyni për një moment tjetër detyra jo të rëndësishme.

Akrepi – Një anë e juaja do të donte të shkëputej për pak kohë nga realiteti që ju rrethon, por angazhimet dhe përgjegjësitë që keni aktualisht e bëjnë disi të vështirë. Ndryshime të tilla nuk ndodhin brenda ditës. Tani për tani përpiquni të gjeni ekuilibrin midis anës shpirtërore dhe asaj materiale.

Shigjetari – Problemet financiare do të bëjnë që të përfshiheni në debate në punë. Ndoshta është më mirë që të qëndroni larg këtyre problemeve dhe të lini të tjerët t’i zgjidhin. Ëndrrat do të t’ju duken tepër të gjalla sonte, por mos i besoni, pasi nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë.

Bricjapi – Do t’ju jepet rasti të bëni disa para më shumë sot, mbase duke punuar jashtë orarit të zakonshëm. Kjo mund të ndërhyjë në një organizim që keni premtuar se do të jeni të pranishëm dhe mund të shkaktojë zhgënjim në mesin e familjarëve apo miqve tuaj. 

Ujori – Ndonëse muajt që do të vijnë premtojnë një rritje në aspektin profesional, sot do të ndiheni të pashpresë. Rutina, puna e pavlerësuar mund t’ju shkaktojnë vonesa në punën që bëni. Përpiquni që të mos e lini frustrimin të ndikojë tek e ardhmja, që duket tepër pozitive.

Peshqit – Një takim romantik ju pret sonte dhe partneri do ta bëjë edhe më interesante këtë mbrëmje. Megjithatë, faktorë të jashtëm jashtë kontrollit, mund të ndërhyrjnë në planet tuaja dhe kjo mund të shkaktojë bezdi apo dhe pakënaqësi. Mos u shqetësoni, deri nesër do të ketë kaluar.

/tvklan.al