Dashi – Dëshira për ndryshim do ju bëjë që të aspironi diçka tjetër dhe në jetën sentimentale do të ndiheni gati për të kthyer faqe. Shmangni gjërat që ju krijojnë probleme. Mundësi të mira do të ofrohen për ata që janë vetëm dhe që duan të nisin një lidhje të re dashurie. Dita do të jetë mjaft pozitive. Në punë do të keni luhatje humori, por mundohuni që të jeni sa më koherentë për të mos kompromentuar pozicionin tuaj.

Demi – Keni shumë informacion në duar. Kur të tjerët ju bëjnë pyetje, jepni përgjigje të shkurtra. Nëse duan të dinë më shumë, ata do t’ju pyesin. Ju po përpiqeni të ndërtoni një imazh për veten, por shumica e kolegëve duan të dinë nëse preken apo jo. Kjo mund të duket egoiste, por është e kuptueshme. Tregohuni realistë dhe merruni me gjërat tuaja.

Binjakët – Një person karizmatik ka shumë motive për përpjekjen e tij për t’u miqësuar me ju. Është mirë të ruani një farë distance me këtë person, edhe pse ju duket tërheqës. Aktualisht midis jush ka vetëm ëmbëlsi dhe dritë. Sapo të lëshoni rolin, tonet do të ndryshojnë. Do t’ju bëhen shumë kërkesa. Ndonjëherë do t’ju duket sikur nuk keni mundësi për të refuzuar. Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq. Ruani komunikim të sjellshëm, por professional dhe të distancuar.

Gaforrja – Keni përjetuar një rritje në karrierë së fundi. Kjo ju ka bërë të neglizhoni jetën tuaj personale.  Mos u surprizoni kur miku juaj i ngushtë ose partneri të shprehë pakënaqësi për suksesin tuaj. Derisa të vendosni përsëri fokusin tek ta, marrëdhënia juaj do të vuajë. Në kundërshtim me atë që mendoni, ky person nuk po tregohet egoist, por thjesht po kërkon respektin që meriton. Nëse doni të ruani lidhjen, duhet t’i kushtoni kohë cilësore atij.

Luani – Sensi juaj i korrektësisë do ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura lidhur me një histori dashurie që nuk po shkon siç duhet. Nëse është e nevojshme merrni një periudhë për të reflektuar. Për ata që janë vetëm, priten lajme të mira në ardhje lidhur me një person që i përket së kaluarës. Takimi me të do të sjellë gjëra të reja. Grinta dhe vendosmëria në punë, do ju ndihmojnë që të mirëprisni mundësitë e duhura. Tregohuni të kujdesshëm ndaj zgjedhjeve tuaja.

Virgjëresha – Duket si një ditë monotone, por nuk është aspak e tillë. Ndonjë zhvillim në dashuri do ju ngjallë dyshime dhe pasiguri, por ju do të dini si të përballoni çdo situatë. Ata që janë vetëm, do mund të sqarohen me disa persona që ju kanë krijuar probleme. Sinqeriteti dhe vendosmëria do të vlerësohen. Në sferën profesionale bëni kujdes në raportin me kolegët dhe komunikimin me ta. Raportet njerëzore do të ngrohin ambientin e punës dhe do të krijojnë harmoni.

Peshorja – Marsi do të ndikojë fuqishëm në shenjën tuaj, sidomos në gjysmën e dytë të ditës, duke ju krijuar situata ankthi dhe tensioni me një familjarin tuaj. Me partnerin/en komunikimi do të jetë i mirë, por mos u përfshini nga xhelozi të kota. Ata që janë vetëm do mund të kalojnë një mbrëmje simpatike me miqtë. Do të ndiheni të lodhur së kërkuari dashuri. Në punë, gjatë kësaj dite do të keni mundësi të papërsëritshme, por mos merrni vendime të nxituara dhe kërkoni ndonjë këshillë sepse do ju duhet.

Akrepi – Nëse ju duket se sfera e ndjenjave nuk po shkon siç duhet, mendoni më të mirën për ju. Kushtojini kohën tuaj të lirë dikujt që ka nevojë që të shfryhet. Ata që janë vetëm, mund të marrin propozime interesante për të ardhmen. Gjatë kësaj të marte, mund të merrni në konsideratë një zgjedhje e cila mund të ndryshojë jetën tuaj, sa i takon sferës profesionale. Një telefonatë që prisnit prej kohësh, do të rezultojë vendimtare.

Shigjetari – Sfera e dashurisë shkon më së miri dhe kjo e martë do të kalohet në mënyrë të mrekullueshme, së bashku me partnerin/en. Bëni kujdes ama që të mos jeni posesiv. Kush është vetëm do të ketë mundësi të mira për të nisur një lidhje. Në punë do të keni mundësi të mira dhe do mund të korrni frytet e muajve të tërë sakrificash.

Bricjapi – Yjet ju sugjerojnë strategjitë më të mira për të përdorur në fushën e ndjenjave dhe do të merrni çfarë dëshironi. Do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz të dashur. Ata që janë vetëm mund të kenë takime vendimtare lidhur me fushën e dashurisë, por duhet t’i bëjnë sytë katër, për të njohur personin e duhur. Në punë do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Fokusohuni mirë në prioritetet tuaja në mënyrë që të mos gaboni.

Ujori – Kjo e martë do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, me shumë pak kundërshti dhe me bashkëpunim të madh. Do të jeni në të njëjtën linjë me partnerin/en për gjithçka dhe kjo gjë do ju bëjë të dyve të lumtur. Ata që janë vetëm, mund të mësojnë një sekret lidhur me një person që sapo e kanë njohur. Duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos bëjnë pyetje jo diskrete. Sa i takon sferës profesionale veproni me vendosmëri drejt projekteve më ambicioze. Ky është momenti për të përmirësuar situatën tuaj në punë, por edhe sa i takon ekonomisë.

Peshqit – Bëni mirë të qartësoni disa gjëra, para se të vijoni me lidhjen tuaj. Është mirë që të dialogoni dhe të sqaroni gjërat, në vend që të mbani mëri dhe të rrini të mënjanuar. Kjo e martë do të jetë mjaft e frytshme për disa nga të lindurit e kësaj shenje që janë vetëm, pasi do mund të gjejnë personin e duhur. Në punë, sigurohuni mirë lidhur me një propozim që do ju bëhet. Të besuarit është gjë e mirë, por të mos zënit besë është edhe më mirë.

/tvklan.al