Dashi

Do të kaloni një ditë plot gëzim dhe optimizëm. Pasditja do të jetë plot me surpriza dhe avantazhe. Shijojini sa më shumë.

Demi

Shiheni të ardhmen me sy komplet ndryshe. Dita ju premton shumë surpriza të mira, ndërsa yjet do t’ju japin energji të jashtëzakonshme për t’i shfrytëzuar sa më mirë. Por, qëndroni me këmbë në tokë.

Binjakët

Një surprizë e bukur në dashuri. Mundohuni të kaloni më shumë kohë me personat që doni dhe që ju interesojnë më shumë. Mos humbni kohë!

Gaforrja

Do të ndiheni të gjykuar dhe do të jeni të gatshëm për të reaguar. Ndaj përmbajuni durimit. Është mirë në disa raste të qëndroni një hap pas. Bëni kujdes!

Luani

Sot të favorizuara do të jenë kthimet e dashurisë. Gjithsesi mos përdorni logjikën kur zemra nuk ndien. Edhe në aspektin financiar bëni kujdes, pasi po shkoni drejt greminës.

Virgjëresha

Kërkoni te miqtë tuaj fytyrën e qetë të një mbrëmjeje në shoqëri alegro: keni nevojë të relaksoheni. Një lajm nga larg do t’ju bëjën të “fluturoni”. Ka ardhur koha të shijoni të mirat e punës.

Peshorja

Do të keni çështje për të zgjidhur në familje. Shpenzime për të përballuar. Një ditë plot probleme, por që në darkë do të gjeni kohë të çlodheni.

Akrepi

Do të ndieni një peshë vërtet të madhe nga dobësitë e një dashurie të shkuar. Do të bëheni shumë vonë në sqarimet e disa çështjeve. Një mundësi do t’ju mohohet.

Shigjetari

Marrëdhënie të rrezikshme mund të lindin sot. Kini kujdes, pasi jo gjithçka që ndriçon është ar. Një person i shenjës së Bricjapit do t’ju tërheqë vëmendjen.

Bricjapi

Mundësi të duhura sot për të rimodeluar jetën tuaj dhe miqësitë. Do të përjetoni eksperienca të çuditshme të lidhura sidomos me persona që i njeh prej pak kohësh.

Ujori

Sot do të jetë një ditë më shumë se e qetë, gjatë të cilës do t’ju leverdisë që të qëndroni i heshtur. Në shpenzime duhet të bëni kujdes. Po ashtu dhe me shëndetin.

Peshqit

Komunikimi me miqtë dhe të afërmit tuaj duket se do të “thyhet”. Një person interesant ju mendon fshehurazi, zbulojeni atë./ tvklan.al