Dashi – Ndodhi të papritura mund të bëjnë që të ndryshoni planet disa herë gjatë ditës dhe do të gjendeni në vëshirësi, ndaj bëni mië që të mos merrni përsipër më shumë gjëra seç duhet. 

Demi – Në mëngjes do të jeni me humor të keq dhe atmosfera në shtëpi mund të jetë e tensionuar. Idetë që keni mund të mos pranohen nga ata që ju rrethojnë, ndoshta ngaqë nuk jeni të bindshëm. 

Binjakët – Do të merrni kritika mëngjesin e sotëm, për shkak se nuk keni mundur t’i mbyllni në kohë punët që kishit në dorëzim. Në fakt nuk është faji juaj, problem i vërtetë është komunikimi i keq mes kolegëve. Një person me më shumë eksperiencë do t’ju ndihmojë në këtë situatë.

Gaforrja – Do të jeni të fokusuar në një projekt mjaft premtues dhe do të keni tendencën për të neglizhuar jetën sentimentale. Partneri do t’jua verë në dukje. Bëni mirë t’i kushtoni pak më shumë vëmendje atyre që ju rrethojnë.

Luani – Jeta sentimenale nuk po shkon shumë mirë dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj dhe do t’ju dekurajojë. Komunikimi dhe të folurit hapur është mënyra më e mirë për të zgjidhur keqkuptimet.

Virgjëresha – Do të jeni me humor të keq për shkak të një lajmi që do t’ju japë partneri dhe kjo do ta bëjë të vështirë që të kontrolloni temperamentin. Do të keni tendencën për t’u zënë me këdo që keni rreth e rrotull. 

Peshorja – Nuk do të keni aftësitë më të mira komunikuese sot ndaj bëni mirë të evitoni takime të rëndësishme. Mos u merrni me çështje që kërkojnë fokus dhe mendje të kthjellët. Kushtojini më shumë vëmendje nevojave të familjes.

Akrepi – Partneri mund të mos jetë shumë dakord me planin që kishit për t’u nisur në një udhëtim pune, me arsyetimin se nuk është momenti i duhur. Është mirë që të vendosni prioritete në disa gjëra dhe të merrni në konsideratë këshillat e të tjerëve.

Shigjetari – Sot do ta keni të vështirë për t’u fokusuar dhe kjo do të ndikojë edhe në aktivitetin profesional. Megjithatë do t’ia dilni që të shuani një konflikt në punë. Sa i përket jetës sentimentale bëni mirë që të tregoheni më fleksibël dhe më të kuptueshëm.

Bricjapi – Në mëngjes do të ndiheni mjaft entuziastë dhe të aftë për të marrë përsipër projekte të reja. Një çështje e lënë pezull prej shumë kohësh do të dalë në pah. Besojini intuitës sot.

Ujori – Do të keni probleme në komunikimin me të tjerët sot dhe do ta keni të vështirë që t’ju kuptojnë. Shtyni çdo punë apo çështje që kërkon fokus e durim.

Peshqit – Është e këshillueshme që të mos merrni përsipër përgjegjësi të tjera në punë. Duket se nuk do të jeni në formën më të mirë. Merrni në konsideratë këshillën e njeriut të zemrës, pasi mund të rezultojë shumë e dobishme.

/tvklan.al